Çfarë e shtyu Ramën të, heq dorë nga “Ballkani i Hapur” që e mbrojti me aq zell …

3 min read

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mbështetur idenë e një konference të nivelit të lartë pa afat deri në arritjen e një marrëveshje për zbatimin e planit franko-gjerman mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një statusi në twitter, kreu i qeverisë shprehet se Rajoni nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt i kotë, ku siç thotë ai po luhet me zjarrin e nacionalizmit dhe çdo ditë prodhohet arsye për sherr.

Rama një kalorës i “Ballkanit të Hapur” sot ka pasur një metamorfozë të thellë dhe mesa duket ka hequr dorë nga ëndrra e duke dalë hapur në mbështetje të Procesit të Berlinit.

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal.

Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Një mesazh kishte edhe për politikën në Kosovë, duke thënë se duhet ta tregojë me vepra dhe jo fjalë se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit.

“Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë”, mbyll postimin e tij Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours