Nga Kreshnik Osmani –
Pyetja më e shpeshtë që më është bërë këto ditë në INBOX është:
Kreshnik, përse ndërkombëtarët bëjnë kaq shumë presion ndaj Kosovës (shqiptareve) dhe nuk bëjnë kaq shumë presion ndaj Serbisë?!
Përgjigja është e thjeshtë:
Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka disa kollona (komponente te rezistences) që përfaqësojnë fuqinë e një shteti në lojën e komplikuar të kombeve:
1. Gjeografia (sipërfaqa Km/2)
2. Popullsia (demografia, numri popullatës)
3. Ushtria
4. Ekonomia, (Prodhimi i Brendshëm Bruto)
Kush nuk i ka këto komponentë nuk prodhon dot politikë por është vasal. Që mos të duken vasalë bëhet Teatri sikur ka dialog, por në fakt dialogun e fiton gjithmonë ai që i bie tavolinës së bisedimeve me grushtin më të fortë.
Nga ana tjetër:
Përpara se ta “rrahin” dikë, ose përpara se të vendosin kujt do t’ia lenë dopjo gjashtën në dorë, ndërkombëtarët i studjojnë mirë palët në konflikt apo në përplasje. Shohin karakterin e popujve, mendësinë, trurin, interesimet e grupeve shoqërore, psikologjinë, kulturën, intelektin, qëndresën, kokëfortësinë, arsimin, rezistencën, grupet e interesit, mediat, elitat kulturore, të mendimit, të politikës dhe për cfarë është shoqëria dhe populli më i interesuar.
Njësia matëse për inteligjencën kolektive të një kopeje (sic quhen popujt nga elitat dhe ekspertet e dhomave te erreta), është duke parë për cfarë ata kanë interes më shumë.
Për ta kuptuar këtë, sot ka një njësi matëse brilante dhe ajo është studimi i navigimit të popullatës në internet.
Nëse më shumë se 50% e kërkimeve në internet të një popullate e ka mendjen tek analfabetët e Show Bizz-it, që nuk ofrojnë asnjë vlerë të shtuar për një shoqëri, përvec cicave, buzëve të fryra dhe ku ia ngriti fustanin dhe ku ia uli pantallonat, ky asaj dhe ajo atij. Nëse e njejta sasi njerëzish sheh porno më shumë se dokumentarë, shkencë, financë, teknologji, politikë, histori, kulturë, filozofi, letërsi, muzikë klasike, kjo masë njerëzore është në degradim dhe nuk ka shpëtim dhe vendoset te sakrifikohet, sepse gjithmone sakrifikohet “kafsha me e dobet”.
Ata popuj që kanë epërsi në këto dy njësi matëse të sipërpërmendura, ndaj popujve të tjerë në një konflikt hipotetik apo actual, komuniteti ndërkombëtar nuk qëndron me popullin në zhdukje, por me popullin në ngritje.
Ku qëndrojnë shqiptarët në këtë histori?
Unë nuk i kam këto statistika sepse shteti im i kapur, nuk më ka lejuar mua dhe asnjë njeri që e do këtë vend të bëjë studime, të bëjë kërkime, nuk më lejon t’i paraqes shtetit tim, kryeministrit tim, presidentit tim dhe të më mbështesë të prodhoj raporte të situatave ndërkombëtare, të zhvillimeve, të ofrojmë ekspertizën secili për atë që di të bëjë më mirë dhe të shpëtojmë këtë popull.
Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se:
Shteti im drejtohet nga bastardë, dashnore dhe eskorta dhe këtyre nuk mund t’u besosh as Shqipërinë dhe as Kosovën.
Kjo është arsyeja përse ne po luftojmë sot të bëjmë shqiptarët bashkë, me Levizja Shqiptare Atdheu që të ndalim tretjen tonë të shpejtë!
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia
Average Rating