fbpx
Lajmet me te Klikuara

Cilën ka primare Berisha – Të mbrojë votën që ja vodhi Rama apo të protestojë pa ndaluar?

Read Time:4 Minute, 11 Second

Nga Redaksia –

Sot kryetari demokrat, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por përparësi në këtë periudhë do ketë mbrojtja e votës.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.
Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.

Deklaratat e Sali Berishës më duken tamam si deklaratat e Lulzim Bashës kur ishte kryetari i Partisë Demokratike.

Po si është e mundur që Sali Berisha të vazhdojë akoma me këto deklarata kaq pa vlerë kur çdo gjë është mëse e qarta.

E kemi thene dhe here te tjera, Berisha me Belind Këlliçin ja fali bashkitë Edi Ramës ashtu sic ja fali Lulzimi dikur.

Dhe Sali Berishës nuk i falen këto gabime pasi ai vazhdon akoma të mendojë se Rama rrëzohet me deklarata boshe, si përshembull sic thotë Berisha që përparësi per ne, në këtë periudhe do të jetë mbrojtja e votës, po cilen vote more zoteri?

Përse Berisha vazhdon akoma me deklarata te kota si ajo qe deklaroi sot se: tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo!

Dua të informoj se kjo kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune. Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve. Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.

Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë. Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës,”

Mos vallë Berisha me keto fjalime boshe mendon se Shqiptarët do të vazhdojnë të dëgjojnë barsaletat e tij pa kripë si barsaletat e Lulzim Bashës i cili pasi i helmonte me gazlotesjedhes shqiptaret dhe i linte mbas dore që ti dhunonte policia sepse ashtu ishte axhenda e Sorosit i fuste një tralala përpara selisë së Partisë Demokratike për t’ju ngritur moralin protestuesve te helmuar nga gazi e te gjakosur nga policia paramilitare e Rilindjes, qe te vinin perseri si viktimat e Bashes ne protestat e rradhes.

Ajo qe ishte cmenduria e shekullit, ishte aleanca me Ilir Metën, ku Berisha deklaroi se ky koalicion shpëtoi opozitarizmin në vend.

A ka ndonjë shqiptar, që të më thotë mua që me koalicionin që bëri Berisha me Metën vërtet shpëtoi opozitarizmi, sigurisht që JO sepse koalicioni me Metën sic e dini të gjithë forcoi Partine e Metës dhe shkatërroi Partinë Demokratike të Shqipërisë sepse si e kemi deklaruar në disa nga analizat tona dalim në përfundimin se Ilir Meta tradheton pa asnje medyshje, sepse kjo u duk dhe ne keto zgjedhje ku ai fitoi shumë nga këto zgjedhje lokale që u dirigjuan nga sekti i Rilindjes.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën ishin tamam sikur te bëje zgjedhje me Edi Ramën si aleatin e tij strategjik.

Sot o Berishe, demokratët nuk kanë nevojë për fjalë dhe vetëm fjalë por duan vepra, nëqoftëse ty të gënjen akoma mëndja se Shqiptarët do te vijnë nga pas që të vallëzojnë me lojëra fjalësh po gabon, sepse ju zoti Berisha do të benit mirë qe të strukeshit tek pallati juaj 100 e ca metra katrorë e të loznit me playstation me nipërit dhe mbesat e tuaja , sepse vetëm kjo gje ju ka mbetur për të bërë

J’ua themi kete sepse ju zoti Berisha nuk shikoni interesin shoqëror të demokracisë, dhe as interesin kombëtar, por po arrijmë të kuptojmë që ju po shikoni interesin tuaj personale.

Ju zoti Berisha po kërkoni qe të rindërtoni një 21 janarë të dytë që ta detyroni Ramën të largohet dhe të zëvendësohet me Erion Veliaj sepse ky eshte plani dhe kjo nuk varet nga dëshira e juaj zoti Sali Berishës por nga dëshira e George Soros i cili e ka kapur Shqipërinë për fyti dhe po ja merr frymën dita ditës.

Prandaj shqiptaret me te drejte sot pyesin: Cilën ke primare ti o zoti Berisha, të mbroshë votën që ta vodhi Edi Rama pa pasur asnje problem apo te ngresh gjithe shqiperine ne kembe e te protestojne pa ndalur deri sa vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme, pa Edi Ramen kryeminister?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!