Nga Kreshnik Osmani –
Njeriu i Donald Trump Richard Grenell, takohet me Ramën për të disatën herë brenda mandatit të këtij të fundit. Disa herë për politikë disa herë për biznes. Opozita po pret që të vijë z. Trump në pushtet që të luftojë me këta sorosianët e poshtër, që të bëjmë ndonjë fotografi në Amerikë, që të pajtohemi me Amerikën konservatore, që të largojme Ramën, se do të na vijnë konservatorët nga Amerika me ca plane, që të shpëtojmë Shqipërinë nga Sorosi dhe përralla të kësaj natyre.

Kjo foto tregon qartësisht se historitë me liberalë dhe konservatorë në Amerikë, janë po aq serioze sa konservat e peshkut që ka pas bërë Vlora. Amerika në politikën e jashtme nuk ka asnjë pikë ndryshimi nga e majta tek republikanët dhe kjo foto e mishëron më së miri gjithcka.
Ti bëjmë hyzmet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe të përpiqemi të lobojmë sa të mundemi po na dëgjoi dikush në Uashinton, sepse atje ka shkuar borxhi 31.4 trillion dollare dhe rrezikojnë faliment nëse Kongresi Amerikan nuk miraton sërish për herë të 70 rritjen e tavanit të borxhit. Kjo dmth vëllezër dhe motra shqiptare, se ne nuk mund dhe nuk duhet të presim ndryshimet në Amerikë për të ndryshuar Shqipërinë, sic nderton perrallat nje segment i opozites por duhet t’i tregojmë vendit të madh mik partner dhe aleat se ky popull nuk ka vdekur dhe është i vendosur për ta ruajtur tokën e vet dhe interesat dy palëshe.
Të gjitha përrallat e tjera me liberalë dhe konservatorë, mund të kenë ndikim në lojën e brendshme në Amerikë, por këtu tek ne nuk kanë asnjë efekt. Amerika është në krizën më të madhe ekonomike të historisë së saj dhe e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë prioritet tek tryeza e Shtëpisë së Bardhë, apo në Senat e Kongres, është që ky popull t’u tregojë se jemi gjallë dhe se nuk kemi vdekur ende. Amerika nuk është shoqatë bamirëse dhe i tjerr ineteresat e saj me atë që është më i fortë. Të tjerat janë të gjitha përralla. Kjo është arsyeja përse Rama ndjehet i pamposhtur në Shqipëri dhe se tenton ta kontrollojë të gjithë opozitën në Shqipëri.
O bëhemi bashkë shpejt, o fatet e Shqipërisë janë rrezik. Shqipërinë mund ta shpëtojnë vetëm bijtë e saj dhe bota me miqtë do të na ndihmojnë vetëm nëse e kuptojnë dhe e ndjejnë se jemi gjallë!
Vdiq edhe përralla me liberal dhe konservatorë, se na e plasën shpirtin dhe na palluan në rrena!
Shqipëria nuk e pret dot z. Trump!
Sepse Shqiperia nuk ka me shume kohe!
shqiperia do te ngrihet serish
Bashkohu me ne duke na kontaktuar ne Watsup: +355 672041361
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/PatriotikMedia/ Abonohuni në kanalin tonë në Rumble
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia
Average Rating