fbpx
Lajmet me te Klikuara

Kreu konservator i Partisë Shqiptare “Atdheu” z. Kreshnik Osmani, e refuzoi ftesën e Partisë Demokratike grupi i rithemeleimit – Patriotizmi nuk ka për të vdekur kurrë …

Read Time:3 Minute, 58 Second

Kreu i Partisë Shqiptare “Atdheu” z. Kreshnik Osmani vendosi të mos i përgjigjet sot ftesës së Partisë Demokratike grupi i rithemeleimit, në programin e tyre “Doktrina e së Djathtës” edhe pse i inkurajon individët brenda Partisë Demokratike që ta bëjnë këtë betejë dhe të përcjellin vlerat konservatore dhe trandicionalizmin tek programi i PD.

PSHA është e vetmja parti konservatore tradicionaliste në Shqipëri e cila ka dalë në shesh beteje dhe në rrugë dhe ka bërë betejat më të rrezikshme për të mbrojtur popullin shqiptar nga vrak*inimi i detyrueshëm (mbrojtja e jetës) dhe ka ngritur me fuqinë më të madhe zërin e saj përgjatë viteve për të refuzuar agjendat e establishmentit neoliberist neomarksist sorosian, duke filluar nga agjendat LGBTI e deri tek agjendat e shkatërrimi të Kombit, te familjes, të nderit, të tokës, të dinjitetit njerëzor dhe të shpopullimit përfundimtar të Shqipërisë.

Partia Shqiptare “Atdheu” ka qenë në cdo fushë beteje përgjatë viteve për të mbrojtur me trup me mish dhe me kocke aksin konservator shqiptar, në kohën kur PD dhe agjentët e inflitruar të së majtës liberale kontrollonin kryesinë e PD (siç vazhdojnë ta kontrollojnë) edhe sot. Partia Demokratike për fatin e saj të keq, ka bërë pjesë të Parlamentit Shqiptar deputetë dhe deputete që i njeh e gjithë Shqipëria dhe që kanë thënë me zë dhe me figurë në TV: “Ka ardhur koha që t’u mësojmë fëmijëve tanë se martesa mund të jetë edhe mes mamit dhe mamit ose babit dhe babit” (bëhet fjalë për deputeten Orjola Pampuri por jo vetëm).

Partia Demokratike vetëm pak ditë më parë vendosi të ngulë shpatën e saj tek shpatulla e partisë së vetme konservatore me kontribute konkrete sic është Partia Shqiptare “Atdheu” në dakordësi të plotë me Edi Ramën, duke e sakrifikuar dhe duke e lënë jashtë koalicionit me një akt tipik pabesie, që i shkon përshtat vetëm një partie tipike të majte liberale komuniste plotësisht të pushtuar nga Xhorxh Soros. Ashtu sic ju kemi paralajmëruar edhe më parë, establishmenti i Tiranës do të hapë parti të tjera të djathta dhe konservatore për të kontrolluar masat konservatore shqiptare, me amerikanë, shqiptarë dhe me vjetnamezë, por ne jemi themeli sepse nuk jemi parti kioska sozonale që i hapin partitë e mëdha sa herë ka zgjedhje.

Ne kemi qene dhe do te jemi aty ne kembe perballe cdo stuhie.

Ne e kemi kaluar dekadën që bëjmë çdo ditë një betejë të përgjakshme me liberalët e majtë neomarksistë dhe cdo tentativë e PD apo e cdo partie tjetër për të marrë koservatorët dhe për t’i dërguar tek partitë e majta e liberale të maskuara me djathtizëm nuk do të ketë miratimin tonë. Ne shkuam dhe e njoftuam Sali Berishën dhe i treguam se ai është plotësisht i rrethuar nga Xhorxh Soros dhe njerëzit e tij që e armiqësuan PD me PSHA me urdhër nga Rama dhe Soros.

Partia Shqiptare “Atdheu” është e vetmja parti konservatore që ju e njihni prej më shumë se dhjetë vitesh që nuk ka devijuar për ansjë moment misionin e saj dhe ky është momenti të nisim bashkimin tonë të madh, brenda dhe jashtë Shqipërisë. PSHA është e juaja. Nuk është e Berishës, as e Ramës, as e Erjon Velisë. Ata do te hapin 10 parti per te masakruar konservatoret por njerezit kane memorje dhe nuk harrojne lehte. Ju jeni të mencur vetë. Suksese patriotëve të vërtetë që po bëjnë beteja brenda Partisë Demokratike, por na vjen keq që duhet t’u themi atyre se Berisha është plotësisht i rrethuar nga sorosianë dhe armqitë më të betuar të konservatorizmit shqiptar.

Ne nuk e hamë sapunin për djathë. Ju dhamë dorën bashkë me shpirtin, bashkë me fytyrën, bashkë me nderin, bashkë me pastërtinë, sepse besuam se Edi Rama nuk mundet pa bashkim. Ju e morët dorën që ua dhamë dhe e kafshuat me urdhër të Ramës. Tashmë ju në rrugën tuaj ne në rrugën tonë. Ne nuk do ju luftojme ne keto zgjedhje qe ia shitet Edi Rames per llogarite tuaja te vogla.

Me 15 Maj do te flasim prape kemi disa fjale per ti thene.

Patriotizmi nuk ka për të vdekur kurrë, edhe sikur të bëhet e gjithë internacionalja komuniste e botes bashkë Sepse patriotizmi buron tek autoriteti me i larte moral ne bote qe eshte dashuria per Zotin, per Kombin, per Atdheun, per jeten, per familjen, per vlerat me te larta njerezore!

Bashkohuni me PSHA sot sepse ne kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të ndodhin shumë shpejt, sapo furtuna të vijë. Watsup 00 355 6720 41361

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!