Kina ka mbajtur kërkime për disa kafshë të egra që mund të jenë origjina e pandemisë Covid-19 e cila u mbajt i fshehur nga bota. Kjo është akuza e bërë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) e cila pyeti Pekinin se pse disa të dhëna të disponueshme sot janë mbajtur të fshehura 3 vite më parë, një alarm ky i plotë. Përpara se të zhdukeshin të dhënat kineze, një ekip ndërkombëtar ekspertësh virologjikë kishin filluar të analizonin kërkimin e saj, e cila zbuloi mundësinë që virusi të ishte transmetuar nga ekzemplarë të qenve rakun, një lloj dhelpre aziatike e përhapur me anë te ajrit apo me ane te infeksionit të me parshem dhe kjo si pasoje infektoi disa qytetarë në tregun e peshkut në Wuhan.
Megjithatë, sekuenca u hoq më vonë, duke i bërë të pamundur hetimet e mëtejshme.
Sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, deklaron se“ky informacion duhej të ishte ndarë tre vite më parë. Dhe provat duhej ti ndaheheshin menjëherë komunitetit ndërkombëtar”.
Thashethemet flasin për të dhëna për përhapjen e virusit në Wuhan duke filluar nga disa qen te races rakun.

Një biologe franceze zbuloi sekuencën gjenetike në bazën e të dhënave ditët e fundit, duke gërmuar në të dhënat së bashku me ekipin e saj. Një intuitë që do të konfirmonte teorinë e të ashtuquajturit “strehues i ndërmjetëm”, një kafshë nga e cila virusi do të kishte bërë kërcimin e tij në specien njerëzore. Fillimisht u fol për një kalim të mundshëm nga lakuriq nate te njeriu.

Sipas shtypit ndërkombëtar, këto të dhëna gjenetike do të ishin nxjerrë nga tamponët e marra në dhe rreth tregut të shitjes me shumicë të ushqimeve të detit Huanan, duke filluar nga janari 2020, pak pasi autoritetet kineze mbyllën tregun me dyshimin se ishte i lidhur me shpërthimin e një virusi të ri. “Në atë kohë kafshët ishin eliminuar nga objekti, por studiuesit fshinë muret, dyshemetë, kafazet me tela dhe karrocat e përdorura për transportimin e kafazeve, duke gjetur gjurmë të virusit.”
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia
Average Rating