Përgatitur nga Ridvan Peshkopia –
Miq sovranistë, po vij te ju me lajme të mrekullueshme. Reseti i Madh po ndodh dhe, ndryshe nga projektimi i Forumit Ekonomik Botëror, antiglobalistët po e bëjnë atë në drejtim krejt të kundërt nga ai i Doktor Keqit të FEB-it.
Zgjedhjet e djeshme provinciale në Vendet e Ulta shkaktuan një tërmet politik të papërfytyrueshëm deri para pak muajsh. BoerBurgerBeweging (BBB) (LëvizjaQytetareBujqësore) e themeluar vetëm tre vite më parë dhe, duke konkurruar për herë të parë, doli fituesja e këtyre zgjedhjeve, me 16 vende në senatin hollandez prej 75 vendesh. Kjo parti u krijua nga protesta e bujqëve hollandezë kundër planeve të qeverisë së kalbësirës globaliste Mark Rutte, e cila prej tre vitesh ua ka bërë jetën shumë të vështirë bujqve hollandezë.
Për pak kontekst, Vendet e Ulta janë eksportuesi i dytë më i madh në botë i prodhimeve bujqësore dhe blektorale. Por në 2020, qeveria e Rutte-s vendosi të verë në zbatim planin globalist të Resetit të Madh, një rinisje nga e para e ekonomisë botërore bazuar jo mbi kritere që do ndihmonin përmirësimin e jetës ekonomike të qytetarëve të planetit por mbi kritere woke të cilat do krijonin ndarje artificiale mes njerëzve (ju kujtohet se si pomponte regjimi komunist shqiptar luftën e klasave për të ndarë shqiptarët dhe hedhur ata kundër njeri tjetrit?) dhe për t’i nënshtruar njerëzit ndaj ideologjisë mjedisore dhe pimpëve të saj të llojit të një vashëze autike suedeze.
Përfshirë nga një zell i tillë woke, qeveria e kalbësirës Rutte vendosi t’i shndërojë Vendet e Ulta në një projekt pilot për Resetin e Madh. Kësisoj, qeveria e Hagës vendosi të detyrojë fermerët hollandezë të mos përdornin plehra kimike, të eliminonin deri në 1/3 të blegtorisë së tyre (na ka dalë tani që pordhët e lopëve qenkan të rrezikshme për mjedisin) dhe deri në eliminimin krejtësisht të disa fermave.
Kur fermerët hollandezë protestuan, policia hollandeze reagoi me masa ekstreme dhune, burgosjeje dhe madje edhe të shtëna me armë.
Bukuri! Mirëpo ja ku erdhën rezultatet e zgjedhjeve dhe fermerët jo vetëm fituan por u bënë partia më e madhe në Vendet e Ulta. Tani qelbësira Mark Rutte ka mbështetjen vetëm të 1/3 së publikut dhe ndodhet nën presion që të japë dorëheqjen, ndërkohë që kryetares së BBB-së, Caroline van der Plas, i takon të bëhet kryeministrja e re e Vendeve të Ulta. Kjo padyshim që është historia më e bukur e shpagimit qysh nga Shawshank Redemption.
Europa po përqafon populizmin, të majtë dhe të djathtë (por sidomos të djathtë) çka na jep shpresë se sovranizmi ynë do triumfojë mbi globalizmin e kalbur dhe do kulminojë me shpartallimin e kërmave të tilla institucionale si Bashkimi Europian. Shpartallimi i një qelbësire globaliste si Bashkimi Europian do të ishte triumfi i qytetarit të shtypur kundër elitave globaliste shtypëse.
Në vend që të eliminojmë lopët, ne duhet të eliminojmë sundimin e elitave globaliste: pordhët e tyre janë ato çka me të vërtetë po ndosin mjedisin.
Reseti i Madh po ndodh por atë po e bëjnë qytetarët dhe jo elitat. Dhe këtu ka vend për gaz e shpresë.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia
Average Rating