fbpx
Lajmet me te Klikuara

Mbyllni sytë, dhe mendoni një çast sikur ajo që thotë Trump për arrestimin e tij nga Prokurori i Soros të ndodhë të Mërkurën!

Read Time:2 Minute, 47 Second

Nga Avokati Altin Goxhaj

Pas kësaj, nëse do ndodhte, unë do të veja bast me këdo se një valë të menjëhershme arrestimesh masive, heqje liçensash, mbyllje programesh mediatike dhe vetë mediash, bllokime llogarish bankare, pushime nga puna, prishje kontratash, konfiskime pasurish, kalvarë gjyqe falimentimi do të pasonin për gjithë lidershipin global dhe gjithë personalitetet e Rezistencës AntiDavos të njerëzve të lirë!

Tipa si Elon Musk, Ron DeSantis, Jordan Peterson, Tucker Carlson, do ishin në krye të listës!

Në atë moment në të gjithë Perëndimin, nga Mesdheu në Atlantik, do të pllakoste FASHIZMI LIBERAL i Elitës së Davosit dhe veç Rebelimi i armatosur (luftërat civile) mund ta shkulnin këtë kancer botëror!

LEXONI ME TEJ:

Natyrisht që do hapeshin si fillim kampe përqëndrimi masiv, represion dhe plumba mbi protestuesit kudo por në SHBA janë 110 milionë qytetarë të armatosur dhe asnjë gardë kombëtare s’do ja dilte dot në momentin që në shtetet republikane do të ngriheshin hapur shtabet e rezistencës kombëtare kundër diktaturës së fashizmit liberal!

Patjetër që ndërkohë do nisnin përplasjet e armatosura me Kinën dhe Rusinë për të imponuar Gjëndjen e Jashtëzakonshme…

Do thoni shkova shumë larg???

Mbase, por kam parasysh se si arrestuan (dhe i konfiskuan gjithë pasurinë) 2 ditë më parë një miliarder disident kinez për rolin e tij në publikimin e videove të korrupsionit të Hunter Bidenit me Kinën!

Po ashtu multimilioneri Andrew Tate është arrestuar me urdhër të prokurorëve të Soros në Bukuresh 2 muaj më parë me akuzat totalisht absurde se kishte trafikuar 3 prostituta ndërkohë kanë dalë të gjitha provat video të montimit të provave por ndërkohë Heroi Frymëzues më i madh në histori i djemve të rinj kudo në botë është ende në burg për shkak të rolit të jashtëzakonshëm në Rezistencën Globale të moshave të reja përballë Axhendës së Davosit!

Po ashtu se si Alex Johnsit i vunë gjobë 1 miliardë dollarë (falimentim absolut) veç pse kishte ekzagjeruar me skepticizmin e tij në një koment mbi një ngjarje kriminale.

Kujtoj se në Holandë për shkak se krijimi i një partie të re antidavos (partia e fermerëve dhe qytetarëve) ka thyer çdo pritshmëri duke u rreshtuar në krye të votimeve duke frymëzuar gjithë Europën se çfarë force ka populli dhe e vetmja rrugëzgjidhje që ka Qeveria Holandeze e Davos është ose të bjerë ose ti arrestojë kundërshtarët!

LEXONI ME TEJ:

Këto janë ngjarje që po ndodhin dhe jo përralla konspirative siç pretendojnë zarat e Faktoje.al të Soros!

Ndaj dhe unë kam të drejtë të shkojë shumë larg se kaq 🙂

Sepse sot fantazia më e shfrenuar ecën më ngadalë se çmënduria e realitetit që prodhon Davos ku jetojmë!
..
Hë se harrova!
Në ditët e para të marshimit fashist liberal do të shfaqeshin edhe alienët sipas skenarit qesharak të Davosit si ushqim i fundit për trushpëlarët e vaksinuar me 3 doza e sipër 😀

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!