fbpx
Lajmet me te Klikuara

Thirrja e kryetarit të PSHA: E ardhmja e Shqipërisë është Partia Shqiptare “Atdheu”…

Read Time:1 Minute, 52 Second

Miq të dashur, përkrahës, simpatizantë dhe anëtarë të PSHA”

Një ciklon i madh po vjen me shpejtësinë e dritës dhe me fuqinë shkatërruese të një tsunami, në drejtim të pengmarrësve të Shqipërisë dhe PSHA është nga të paktat kollona dhe blloqe politike që i ka fondamentet morale dhe kredot politike për t’i rezistuar stuhisë së madhe me fuqi 10 ballë dhe tërmetit politik me fuqi 9 ballë të shkallës opozitare.

E ardhmja e Shqipërisë është Partia Shqiptare “Atdheu” sepse është opozita me kredot morale më të larta në vend dhe e gjithë arithmetika politike dhe llogjika e saj e shpjegon këtë. PSHA është zemra e opozitës sot dhe njëra nga kollonat më të rëndësishme të saj. Ajo është sistemi imunitar i Shqipërisë dhe do të jetë truri i saj nesër cilado qoftë sfida e radhes. Do të ishte e udhës që disa njerëz të rëndësishëm dhe më pak të tillë, partnerë ose jo, ta kuptojnë këtë, përpara se të ndodhë, sepse kur të ndodhë do të jetë vonë për ata dhe herët për ne.

Të bëhemi gati të gjithë për betejën e madhe që po na pret për të ndaluar vrasjen përfundimtare të Shqipërisë, sepse na ka rënë mbi supe kjo barrë dhe nuk e shmangim dot. Lutemi, urojmë dhe shpresojmë që forcat e tjera të rëndësishme të opozitës ta kuptojnë këtë në kohën e duhur sepse do të humbasim kohë dhe cdo minutë kohë humbje është e lidhur me jetën e Shqipërisë.

Lufta tashmë nuk është largimi i Edi Ramës, sepse ai e ka marrë zarfin e zi. Lufta është për të falsifikuar dhe vrarë opozitën në Shqipëri dhe për t’ia shitur Shqiptarëve si alternativë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. PSHA është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm të cilat do të njoftohen në minutën apo në sekondën e duhur!

Ne kemi aleate edhe kohën edhe kiminë edhe revoltën edhe te verteten edhe biologjinë!

Me respekt dhe konsiderata

Kreshnik Osmani, Partia Shqiptare Atdheu, Tirane: 11 Mars 2023!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!