fbpx
Lajmet me te Klikuara

Një përdredhje e çuditshme e fatit: Shqiptarët mes Rusisë dhe SHBA-ve …

Read Time:4 Minute, 3 Second

Nga Ridvan Peshkopia –

Unë vetë nuk kam besuar ndonjëherë në broçkullat për “miqtë tanë ndërkombëtarë që na duan të mirën.” Kam pasur dobësi emocionale për SHBA-në, pasi pati strehuar gjyshin tim dhe shokët e tij, të cilët dolën humbës në Luftën Civile në Shqipëri, 1943-1944. Po m’u deshën 9 vite karrierë akademike në universitetet amerikane që të mësoja prej tyre se, në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk ka miqësi të përjetshme por interesa të përjetshme. Bazuar mbi këtë supozim, unë arrita ta shoh ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës si një përpjekje e ShBA-ve për t’u ngulur në mes të Ballkanit me një bazë ushtarake gjigande. Si përfundim, NATO e pushtoi Kosovën duke ua vjedhur fitoren shqiptarëve.

Qysh askohe, me propagandë dhe terror, SHBA ua ka shplarë trurin shqiptarëve se ata janë miqtë historikë të tyre dhe se Rusinë e kanë armike historike. Asnjë nga këto parrulla (armiqësore, do thoja) nuk mbështetet në fakte historike. Rusia nuk ka qenë kurdoheherë kundër shqiptarëve (madje i ka mbështetur ata ushtarakisht kur Jugosllavia dhe Greqia i kërcënonin) dhe ShBA nuk ka qenë kurdoherë pro shqiptarëve, madje Presidenti Uillson fillimisht ishte për ndarjen e Shqipërisë mes Greqisë, Italisë dhe Jugosllavisë me qëllim që të kënaqte këta fitimtarë të Luftës së Parë Botërore, por më pas e braktisi atë plan kur kuptoi se mosmarrëveshjet për ndarjen e Shqipërisë mundet t’i çonin në luftë mes tyre këta tre aleatë të dashur të ShBA-ve.

Po ku jemi tani? Pikërisht aty ku interesat e shqiptarëve përputhen me ato të Rusisë dhe interesat e ShBA-ve përputhen me ato të Serbisë. Më lini të shpegohem.

Serbia, e presupozuara mike e përhershme e Rusisë (edhe ky është një qëndrim i pambështetur në fakte historike) e dënoi ndërhyrjen Ruse në Ukrainë në Shkurt 2022, por nuk u bashkua me sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë. Në Maj 2022, me shpalljen e pavarësisë së katër krahinave lindore të Ukrainës, Presidenti Putin ngriti paralelet mes këtij rasti dhe Kosovës. Serbët u zëmëruan dhe Presidenti Vuçiq e dënoi këtë paralele. Këtu ShBA-të panë një dritare politike dhe u turrën të tërheqin Serbinë në anën e tyre. Tërheqja strategjike ruse nga Karkhivi dhe Khersoni gjatë vjeshtës së shkuar u interpretuan nga media perëndimore si fitore ushtarake të Ukrainës (në fakt nuk ishin aspak të tilla) dhe kjo e rriti luhatjen serbe ndaj “miqve” rusë, por edhe rriti përpjekjet amerikane për të mbërthyer Serbinë në kllapën e tyre imperialiste.

Sheqerparja ëmbëlsuese ishin $10 miliardë nga BE-ja dhe autonomi për serbët e Kosovës. Mirëpo, meqë qeveria e Prishtinës rezistoi, “miqtë tanë amerikanë që na duan të mirën” u hodhën në veprimtari të hapur për destabilizimin e veriut të Kosovës. Nevoja amerikane për të pushtuar Serbinë tani është më e madhe se sa cilido interes për mbrojtjen e Kosovës. Dhe ja ku papritur, interesi rus për të paralelizuar rastin e Kosovës me krahinat e pavarësuara në Ukrainë përputhet me interesin e shqiptarëve ndërsa interesi amerikan për të joshur Serbinë në kurriz të shqiptarëve na dilka i mospërputhshëm me interesat shqiptare.

Unë rusët do vazhdoj t’i shoh me dyshim, jo se janë rusë por sepse janë të huaj. Por megjithatë, ata më duken mua shumë më pak armiqësorë ndaj shqiptarëve kur thonë se do ta njohin Kosovën bazuar mbi një marrëveshje me Serbinë, se sa “miqtë tanë” natoistë si Sllovakia apo Spanja, të cilët kanë shpallur se nuk do ta njohin Kosovën në asnjë rrethanë. Për më tepër, kur në 1962 qeveria shqiptare u kërkoi rusëve të dilnin nga Shqipëria, superfuqia bërthamore u largua paqësisht duke lënë pas armatimin më të përparuar të kohës. Nga ana tjetër, sot ShBA nuk lejon armatosjen e Kosovës. Për më tepër, ec e nxirri sot amerikanët nga Kosova apo Shqipëria. ShBA tani është padrone e këtyre vendeve dhe tokat e interesat e tyre i përdor ashtu si donte t’i përdorte dikur Uillsoni për të paqtuar aleatët e vet grekë, italianë dhe jugosllavë. Dhe mbi të gjitha, të jep edhe leksione për të drejtat e njeriut dhe korrupsionin. Amerika, e cila u ngrit mbi skllavërinë dhe që korrupsionin e ka të sanksionuar në kushtetutë (lobimin) të jep leksione për të drejtat e njeriut dhe kundër korrupsionit. Ha!

Shënim: Referencën historike për qëndrimin e luhatur të Presidentit Uillson ndaj Shqipërisë e kam marrë nga libri Epiri i Verit apo Shqipëria e Jugut në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, 1919-1923, nga Katerine Pierpont (përkthyer nga Mal Berisha). Autorja ka qenë sekretare e delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris, 1919 dhe më pas në Lidhjen e Kombeve. Libri i referuar është disertacioni me të cilin ajo mori doktoraturën në Universitetin Stanford në 1926.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia”
Nuk bëhesh gazetar për qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!