Nga Ridvan Peshkopia –
Kosova duhet të heqë dorë nga Euro dhe të marrë lekun. Qysh nga ai moment, Kosova nuk do jetë më e varur nga politikat e papërgjegjshme financiare të Bankës Qëndrore Europiane dhe presionit gjerman për të shtypur para për kopsitjen e buxhetit të shpartalluar nga politikat vrastare anti-Kovid (një nga arsyet e inflacionit të sotëm në Eurozonë). Po ashtu, normat e interesit që zbaton BQE ndikohen nga shëndeti i ekonomisë gjermane.

Gjermania përpiqet herë pas here t’i kompensojë vendet më të vogla që humbin nga këto norma interesi, por kjo nuk është rruga e këtyre vendeve drejt zhvillimit. Në gjithë Eurozonën, vendet vuajnë nga borxhi brendshëm dhe mungesa e politikave financiare që ta reduktojnë atë. Në vend të tyre, Angela Merkel u kërkonte vendeve të Eurozonës që të shtrëngonin rripin, ndërkohë që vetë Gjermania kontrollon heshturazi BQE-në.
Kosova përdor monedhën e vendeve që përpiqen të arrijnë rritje të qëndrueshme. Rritja e qëndrueshme gjatë 2 dekadave të fundit veçse po e rrit diferencën mes Kosovës e Shqipërisë nga njera anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër. Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria duhet të përqëndrohen në rritjen e shpejtë.
Kjo mund të ketë rreziqet e veta por, me një menaxhim të mirë, gjasat e përfitimit mund të jenë më të mëdha se ato të rrezikut. Por vendet nuk mundet të arrijnë rritje të shpejtë nëse nuk kontrollojnë monedhën e tyre.
Ndërkohë, leku ka treguar prej pothuajse tre dekadash një qëndrueshmëri të admirueshme. Marrja nga Kosova e lekut do jetë një hap i madh drejt bashkimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve dhe një çlirim i energjive të jashtëzakonshme ekonomike shqiptare, të cilat tani rrijnë ndrydhur nën peshën e sundimit politik dhe ekonomik (dhe ushtarak) nga jashtë mbi vendet tona, si edhe nga kufiri armiqësor mes shqiptarëve.
Banka Shqiptare (dhe jo Banka e Shqipërisë) do jetë institucioni ku ky lek vendoset.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
“Nuk bëhesh gazetar për qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia/
Average Rating