fbpx
Lajmet me te Klikuara

CNN: Dokumenta të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e Mike Pence në Indiana (Video) …

Read Time:2 Minute, 42 Second

Ditën e martë, disa dokumente të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence në Indiana.

Lajmi u konfirmua nga avokati i Pence, i cili tha se rreth një numër i madh dokumentash u gjetën në shtëpine e tij.

Shikoni se çfarë raportoi CNN:

Avokati i ish-zëvendëspresidentit Mike Pence zbuloi rreth një duzinë dokumentesh të shënuara si të klasifikuara në shtëpinë e Pence në Indiana javën e kaluar dhe ai ia dorëzoi ato të dhëna të klasifikuara FBI-së, thanë burime të shumta të njohura me çështjen për CNN.

FBI dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë kanë nisur një rishikim të dokumenteve dhe se si përfunduan në shtëpinë e Pence në Indiana.

Dokumentet e klasifikuara u zbuluan në shtëpinë e re të Pence në Carmel, Indiana, nga një avokat i Pence në vazhdën e zbulimeve rreth materialeve të klasifikuara të zbuluara në zyrën dhe rezidencën private të Presidentit Joe Biden, thanë burimet. Zbulimi vjen pasi Pence ka thënë vazhdimisht se nuk kishte asnjë dokument të klasifikuar në posedim.

Nuk është ende e qartë se me çfarë lidhen keto dokumenta nga niveli i tyre i ndjeshmërisë apo i klasifikimit. Ekipi i Pence po planifikon të njoftojë Kongresin të martën.

Lajmi nga Pence vjen pasi Presidenti Joe Biden i jane gjetur një tufë dokumentash në shtëpi dhe në zyrën e tij.

Siç raportua dje, Rep. Michael McCaul i Teksasit, i cili tani është dhe kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe anëtar i GOP, krahasoi sasinë e dokumentave konfidenciale të zbuluara në rezidencën e Presidentit Biden në Delaware me ate te skandalit Watergate që shkaktoi Presidenti Richard Nixon dhe qe u detyrua të japë dorëheqjen.

McCall vazhdoi “E dini, ju Watergate se si filloi, filloi si një vjedhje shumë e vogël, dhe kjo çoi në dorëheqjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kështu që unë nuk e di se çfarë ka derisa të shohim dokumentet. Siç e shikoj unë,dhe gruaja ime qe është një analiste e inteligjencës detare, “shpjegoi McCaul. “Nëse ajo do te merrte një dokument në shtëpi, të klasifikuar, do të ndiqej penalisht; mua, do t’më ndiqnin penalisht”.

Në shtator të vitit të kaluar,ne “60 Minutes” e CBS News u zhvillua një intervistë me Joe Biden ku dhe e pyetën në lidhje me dokumentat konfidenciale të gjetura në rezidencën e ish-presidentit Trump në Mar-a-Lago,te Floridas.

“60 Minutes” e pyeti, Biden se “FBI i shpërndau dokumentat në një dysheme për të bërë një regjistrim të asaj që u gjet. Kur pamë fotografitë e dokumentave tepër sekrete të vendosura në dysheme në Mar-a-Lago, çfarë menduat me veten duke parë atë imazh?”

Biden bërtiti: “Si mund të ndodhë kjo? Si mund të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm. Dhe mendova, çfarë të dhënash kishte aty që mund të komprometonin burimet dhe metodat? Me këtë dua të them, emrat e njerëzve që ndihmuan, ose etj. Dhe është krejtësisht e papërgjegjshme” deklaroi Biden ne “60 Minutes”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
“Nuk bëhesh gazetar për qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!