I ftuar në televizioni Ora News Lektori i shkencave politike për biznesin dhe teknologjinë Ridvan Peshkopia ka dhënë disa pika të rëndësishme mbi trazicionin në Shqipëri i cili sipas Lektorit ka mbaruar dhe ka dështuar, me tej Lektori Peshkopia gjate intervistes thekson se nuk ka asnjë argument në lidhje me përparësitë e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, madje as nuk ka një debat për vlerat e këtij antarësimi, duke e kundërshtuar futjen e Shqipërisë në BE pasi sipas Lektorit Peshkopia. Shqipëria nuk mund të përballet me forcat e tregut të BE-së.
Lexoni më poshtë disa nga pikat që Lektori i shkencave politike për biznesin dhe teknologjinë Ridvan Peshkopia dha në media:
- Tranzicioni njëkohësisht ka mbaruar dhe ka dështuar. Duke mos ndjekur një rrugë origjinale tranzicioni, Shqipëria humbi mundësinë që të ndërtonte një ekonomi çlirimtare për individin.
- Nuk ka asnjë argument në lidhje me përparësitë e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, madje as nuk ka një debat për vlerat e këtij antarësimi. Unë e kundërshtoj antarësimin e Shqipërisë në BE, pasi ajo nuk mundet të përballet me forcat e tregut të BE-së. Po ashtu, BE-ja u shton shqiptarëve edhe një qeveri të papërgjegjshme në Bruksel përmbi qeverinë e gjysëmpërgjegjshme në Tiranë.
- Në Shqipëri nuk ka pluralizëm por NJËPARTI. Debati politik në Shqipëri nuk është ideor, siç është debati shumëpartiak, por manaxherial, siç është përgjithësisht debati brenda partisë.
- Sistemi politik që Shqipëria ka përqafuar, liberaldemokracia, është një sistem që nuk i përshtatet vendit. Shqipëria nuk i ka strukturat socioekonomike për të mbajtur një sistem liberaldemokrat. Demokracia liberale nuk është dëshirë por nevojë për të menaxhuar një rend të caktuar socioekonomik. Shqipëria nuk e ka atë rend dhe, kësisoj, nuk ka nevojë për demokracinë liberale.
Për më shumë ndiqni intervisten:
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
“Nuk bëhesh gazetar për qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/PatriotikMedia/
Average Rating