Nga Hysni Gurra –
Një foto në rrjetet sociale nga Panairi i Librit është bërë si traditë.
Sa më shumë ulet përqindja e njerëzve që lexojnë, aq më shumë mbushet rrjeti me foto nga Panairi.
Përveç fotos, ka edhe prej atyre që edhe blejnë ndonjë libër. Po libër të ndonjë autori që del shpesh në televizion, VIP. Ndoshta nuk e lexojnë fare librin, por autografi- autografi i autorit që del në tv është bërë si tatuazhet që bëjnë nga shalët, barku, gjoksi e deri te qafa, rinia sidomos.
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
-Do dalë gjithmonë një “gjeni” për t’iu përgjigjur nevojës së kohës
Ma dërgoi një mik një artikull të një reviste letrare italiane.
Si do të jetë panairi i librit herën tjetër?
Për këtë kishte menduar një stiliste izraelite.

Siç e shihni në foto, ajo ka gjetur një ide gjeniale që rinia e sotme edhe të lexojë, edhe ta shijojë leximin.
Ka dizenjuar geta të pasuruara me citime nga klasikët e mëdhenj. Ju mund të visheni me fjalët e autorëve tuaj të preferuar venda ose të huaj, duke i dhënë pamjes tuaj një origjinalitet dhe elegancë e intelektualizëm.

S’ka nevojë të mbash syze pa patur nevojë, dikush mund të veshë një palë geta me citate nga libri i një politikani që shkruan për ndershëmirën, dikush tjetër me citate nga libri i një kllouni që shkruan për suksesin në jetë, dikush tjetër me citate nga libri i një gazetari që shkruan të ‘vërtetën’, një tjetër me citate nga libri i një biznesmeni që shkruan për bamirësinë…
Për më intelektualët, që kanë shije pak më të sofistikuar mund të porositin direk nga dyqani i Cohen.

Romantiket e pashërueshme mund të porosisin getat Romeo dhe Zhulieta p.sh.
Në panairin e ardhshëm, nëse burrat ose gratë shikojnë këmbët tuaja, ndoshta ata thjesht po lexojnë historinë e tyre të preferuar. Kështu ju mund të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak.
Ai/ajo që ju shikon për kohë më të gjatë nga këmbët, nuk po ju sheh për çfarë do u shkonte mendja ju, thjeshtë tregon se ka shije të njëjtë me ju në letërsi, e si i/e tillë ai/ajo është edhe shpirti juaj binjak.
E kush nuk do të shkonte në një panair të tillë?! 🙂
/PatriotikMedia/
Average Rating