fbpx
Lajmet me te Klikuara

Analiza: Moska e Qeverisë/ Rubla e Tiranës është kryeministri …

Read Time:6 Minute, 9 Second

Nga Basir Çollaku –

Serbia dihet se është paradhoma ruse për Ballkanin dhe Shqipëria prioritet në këtë degëzim, jo për hajër e mirësi, por për ndikim dhe prapësi. Historia është e mbushur me fakte, sa dyshimi nuk ka vend ku të hyjë.

Sot deklaronte Vuçiç se “Për ne, populli rus është popull vëlla dhe historia e ka provuar këtë shumë herë gjatë shekujve. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nga asnjë presion” Sevdanë e tij ndaj Beogradit, Ram,a nuk ka nguruar ta shpreh lirshëm.

Në qershor 2022 ndër të tjera Rama pohonte se “Sa i përket serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiqit, por qëndrimi im është se ne nuk kemi nevojë për një Serbi të radikalizuar, sidomos në kontekstin e sotëm…”Mbase shqiparët e Kosovës, siç ka dëshmuar me lajthitjet e tij, Kryeministri Rama i ka komshinj, miq, të njohur.

Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia

Rubla dhe dollari mund të kenë krehje, përballje e përplasje nëpër botë, por në Tiranë, kanë një kapitull më vete. Ne jemi vend monedhash të ndryshme si tregtare kulturore dhe politike, ku ndër të tjera përdorim edhe monedhën tonë. Paratë, amerikane, ruse, kineze, kubaneze, vietnameze, evropiane, kanë pasur dhe kanë parcelat e tyre në Shqipëri, duke bërë dëm dhe mirë vendit sipas kohës, llojit dhe numrit të përdoruesve.

Por kthehemi tek dollari, euro dhe rubla sot në Tiranën tonë politike.

Kryeministri Edi Rama, është akuzuesi më i madh, ndaj opozitës, gjoja si e ndikuar nga dallga ruse, por lehtësisht shihet se sjellja, verpimet, vendimet, e bëjnë atë konsumatorin më të madh të brendisë së akuzave të bëra prej tij.

Në nëntor të vitit 2013, i sapoardhur në pushtet, Edi Rama nisi të ushqejë oreksin e delirit si lider global. Një përpjekjen amerikane për të asgjësuar armët kimike, larguar nga vendi i luftës Siria, Rama u vetëofrua, me gadishmërinë se Shqipëria mund të ishte një destinacion i zgjidhjes së problemit.

Kjo pqr të tërhequr vëmendjen e Obamës dhe Putinit se halli i supërfuqive zgjidhet dhe nga një vend pa fuqi. Me herët me 28 shtator të po të vitit 2013, Edi Rama në këkrim të një axhende përtej kurrizit të tij, u takua me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Nju York duke tentuar të bëhej ai zgjidhësi i telashit të nxehtë gjeopolitik. Duket se Rama tentoi me shumë ngut, futjen në këtë sanduiç amerikano-rus, për të korrur një sukses personal, duke dhënë fjalën individualisht. Mori një barrë të rëndë për kurrizin e tij, pa e ditur se ndodhitë e mëvonshme do e nxirrnin si karafil para të gjithëve. Protestat e aktivistëve të pakapur nga qeveria, mbështetur nga të rinj, studentë, më pas qytetarë masivisht, të pandërprera detyruan qiraxhiun në zyrën e qeverisë të thoshte publikisht Jo. Rublaxhiu Rama, mori dështimin me kosto përballë të mëdhenjve.

Qeveria “Rama” e korruptuar në palcë, e zhytur në korrupsion, abuzime, trafiqe,pastrim parash, është përballur vit pas viti, keq e më keq, me raporte të DASH, DEA, CIA, Europol, Bruksel, Berlin, ku Shqipëria renditet më zi se asnjëherë tjetër pas viteve 90-të, kohë kur lamë pas, së paku teorikisht, diktatorin. Ndaj dhe integrimi, përshpejtimi hapave për tu bërë pjesë e familjes evropiane ngeci në pikë të vdekur dhe detyrimet u shtuan. Duke dashur të vijojë karagjozin Rama në mënyrë të përsëritur ligjëronte se mosintegrimi ishte tekë e Brukselit, pasi ai dhe qeveria e tij kishin përmbushur detyrat. Në mungesë të një po-je, do i dërgonte shqiptarët drejt Turqisë, Rusisë, Kinës, oferta e të cilëve nuk kishte munguar.

Shembuj moskovitë të Ramës gjen shpesh dhe shumë. Në prill të vitit 2018 Rama priti në Tiranë aleatin e ngushtë të Putinit, patriarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill,ku i shprehu mirënjohjen duke i kujtuar ndër të tjera se “Kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, Imzot Fan Noli, u shugurua prift nga peshkopi rus i Neë York-ut, Imzot Platoni…” Duke dashur të mbetret ngjitur me emrat e fortë globalisht, Rama mori dhe kryesuesin e OSCE, përkonte me rradhën e Shqipërisë në kalendar dhe la enkas vendin pa minsitër të jashtëm, që të vihej vetë në ture vizitash për shkak të detyrës.

Me 26 shkurt 2020 në cilësinë e kësaj detyre Rama kryen një vizitë në Moskë dhye arrin të mundësojë njjë foto me minsitrin e jashtëm Lavrov. Lajmet u dendësuan se Kryeminsitri shtoi përpjekjet e mundimshme për të pasur një takim me kreun e Kremlinit Putin, por mbeti sërish një dëshirë e madhe e të voglit qeveritar të Tiranës.

Deliri nuk dorëzohet asnjëherë dhe në gusht të vitit 2020, Rama sërish duke shfrytëzuar drejtimin e OSCE përfshihet si aktor në tentativë për të vënë dialog mes pozitës dhe opzitës në Bjellorusi. Këtu Rama kërkon sërish të flasë me Moskën, mbase me shpresë se do të kapte telefonin shefi rus, Putin. Por ambasada ruse në Tiranë në një njoftim të saj sqaron sa ka ndodhur. Në një lajmërim me 20 gusht 2020, Ambasada Ruse në Tiranë, ndër të tjera saktëson se” Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014….”
Në mars 208 dashuria e kreut të qeverisë për paranë dhe lindjen, solli një tjetër takim mbushur me dyshim dhe interes individual.

Ai priti në zyrën e tij, por jo vetëm, Genadi Timçenko, themeluesin e kompanisë Gunvor, i cili ishte në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë. Gunvor është akuzuar drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur. Në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direkt Vladimir Putin duke e futur në “listën e zezë”.Kjo solli pezullimin e aktivitetitfinanciar të kësaj kompanie në USA duke sekustruar edhe llogaritë bankare me urdhër të preisdentit të asaj kohe Barack Obama. Telenovela u rikthye me Open Ballkan, një tjetër dëshirë ruse nën logon serbe shfaqur nga Edi Rama, një nisme e kundërshtuar nga Brukseli, e sidomos Gjermania.

Natyrisht mbledhjet e qëndrimet gatitu të Ramës, Vuçiç, nën prehërin e Soros, janë një shëmti përdojeje e shitjeje vasaliteti. Porti i Durrësit është afera e rradhës, një histori katastrofike pastrami parash, ku shfaqen interesa serbe, me daljen e emrave të përfshirë në qarkullim të miliarda eurove. Rama si njeriu i rublave në Tiranë e ka betonizuar emrin e tij në krye të listës. Sigurisht ka dhe çirakë rreth e poshtë vetes. Sa më shpejt të largohet aq më pak ndikim serb e rus do të ketë në Ballkan dhe Shqipëri.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!