fbpx
Lajmet me te Klikuara

Zoti Berisha: Sa pyet Edvini aq pyet dhe Yuri Kimi për mesazhin tuaj të rradhës …

Read Time:4 Minute, 34 Second

Nga Redi Minga –

Nuk mund të them se protesta e 7 korrikut nuk ishte madhështore, por dua të them se çfarë prodhoi ajo!?

Per mua asgjë përveçse disa ditë heshtje nga Rilindja Komuniste e Sorosit e cila duke ndjekur zhvillimet e Partisë Demokratike filloi prapë avazin e saj të vjetër duke vrarë e arrestuar përsëri shqiptarët.

Sali Berisha dhe ish-Lulzimsat me gjithë ata qe ka mbledhur rreth PD-se nxituan që ta shisnin tubimin e 7 korrikut si sukses të madh, ndërkohë që lulzimsat njëzëri e vlerësuan numrin e protestuesve, të cilët sipas tyre, ishin vertete të shumtë dhe mbushën sheshin para Kryeministrisë, sikundër nuk kishte ndodhur asnjëherë në këto 30 e ca vite e kusur ne demokraci.

Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia

Por teksa sot që flasim i madh dhe i vogël u grumbulluan përsëri më 12 nëntor përpara kryeministrisë me iden se sipas thënieve të Sali Berishës nëpër media ditë më parë, se nga Protesta e rradhes Shqiptarët do të merrnin fatin e vendit në dorë, ku po sipas Berishes nuk do te mbante pergjegjesi nese do te reagonin ashpër apo paqesisht ndaj kësaj qeverie autoritare te Rilindjes Sorosiane që po ja merr frymën këtij populli me vrasje te te rinjve si dhe shkeljet antiligjore dhe korrupsionin galopant qe ka mberdhyer shqiperine.

Te gjithe u zhgenjyem nga kjo proteste, sepse ajo që pame ne 12 nentor nuk u duk si proteste por si miting partie ku sipas llogjikes sime Sali Berisha po luan perseri lojen e shpalljes gjoja “luftë” SHBA-ve për hallin e tij personal, dhe ketë e tregoi në protestën e 12 nentorit, ku të gjitha fjalimet e mbajtura ne proteste nga ish-lulzimsat, per mua ishin fjalime të pavlerë, pasi shqiptarët i kanë dëgjuar me qindra herë.

Fjalimet e Patriotëve të vërtet si Avokat Altin Goxhaj dhe Aulon Kalaja e shumë të tjerëve ishin fjalime që e ndiznin protestën,ndersa per mua Sali Berisha nuk mbajti fjalim qe Protesta te merrte ngjyra te tjera por ishte tamam një fjalim që donte ti tregonte Yuri Kim dhe disa ambasadorëve që mbështesin Edvin Ramên se tek Partia Demokratike jam unë “KAPUA” , dhe se Ju sipas Berishes nuk mund te me mundni mua.

Po kujt i plasi per AMBASADORET dhe cilit shqiptar i intereson kjo gje o zoti Berisha.

Sepse per mua Shqiptarët në protestë nuk dolën për të rikonfirmuar ju si kryetar të Partisë Demokratike se këtë e di i madh dhe i vogël,por dolën që ti jepnin Rilindjes Sorosiane një mësim të mirë, gjë që kjo nuk ndodhi dhe për mua si Popull është një tradhëti e radhës nga ish-lulzimsat që drejtojnë disa poste te rendesishme të Partisë Demokratike qe i keni vendosur vete ju zoti Berisha.

Ju zoti Berisha me Protestën e 12 nëntorit nuk zhgënjyet jo vetëm mijëra Shqiptarë që morën pjesë në atë protestë, por edhe veten tuaj.

Ju zoti Berisha harroni që populli shqiptar nuk do t’ja dijë për mesazhet që ju i dërgoni ambasadorëve sepse Shqiptaret kerkojne të dinë për aksionin tuaj politikë pasi kjo qeveri antishqiptare e ka mbushur kupën, dhe se ajo po derdhet dita ditës.

Ndaj per mua ka ardhur koha që Shqiptarët te mos presin me Paradat e PD-se te orkestruar nga ushtaret e Sorosit qe vete Berisha ju ka varur kemboren e Partise Demokratike duke ju dhene poste drejtuese, por te dalin ne PROTESTA sic thote dhe kjo poezia e shkruar nga Reso Eklidi:

Çohu vetë o Popull!

Pse rrini kokulun a s’ju lodhi robnia?
Ku ju shkoi forca, ku ju shkoi trimnia,
Zgjohuni nga gjumi ju thërret Shqipnia!

Ne s’mund t’i nënshtrohemi nji klike mizore
Që sot drejtojnë pa ligje e parime,
Spiunë, servila, fundrrinat shoqnore,
Xhelatë, harbutë me paaftësi kulturore
Prandaj t’gjithë në luftë për fundin e tyne..

Dhe ju bij t’ksaj toke, të ikun, t’mërguem
N’sallone moderne me zonjat argëtoni,
Kurr s’i kthyet sytë nga vlleznit, t’munduem
Asgja s’batë për ta, vlleznit tuej mohoni.

Dhe ti, e botës dipllomaci e ndyer
Që shumë llomotit për të drejtat njerëzore
Po asgja nuk ke ba për popujt martirë,
Për këtë popull fisnik që heq në mënxyrë,
Që s’gëzon të drejta veç shtypje ç’njerëzore..

Çohu vetë o popull, s’kemi ma ç’të presim,
Vetë t’i këpusim vargojtë e robnisë
Ja të lirë të jetojmë, ja gjithë të vdesim
Kundra bishës kuqe ne të lidhim besën,
Ky za i martirëve, asht zani i Shqipnisë…

Ky mesazh është më i fuqishëm se mesazhi juaj zoti Berisha që deklaruat në Protestën e 12 nëntorit.

Prandaj do te benit mire zoti Berisha ti linit mesazhet ndaj ambasadorëve sepse sa pyet Edvini aq pyet dhe Yuri Kimi nga mesazhet tuaja.

Prandaj thirrja ime por besoj dhe e Shqiptareve është se nëqoftëse Ju zoti Berisha e mbani veten per aq Patriotë sa hiqeni dhe se ju djeg aq shume shpirti për Shqipërinë, hidhuni në aksion dhe boll më me Protesta te dirigjuara nga Alfred Lela nje nga ushtarët e Sorosit, sepse do të vijë momenti që do katandiseni si protestat e Lulzim Bashes qe kishte vetëm fjalime dhe jo veprime,pasi Edvinit as që ja ndien per ato qe thoni ju apo ish-lulzimsat qe deklaronin se ai la kryeministrinë dhe u fsheh apo te tjera e te tjera sepse Edvinin prapë aty në kryeministri e keni dhe në darkë në Bunkerin e tij ne Surrel.

PRANDAJ VEPRO BERISHË SA NUK ËSHTË VONË, OSE HESHTË E MOS DIL MË PARA SHQIPTAREVE.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!