Serbia ka filluar ta ndryshojë strategjinë në veri të vendit. Nga përpjekjet me mobilizim lufte dhe shantazhimi, ka filluar të ndjekë edhe kursin që kishte paralajmëruar Vuçiqi, vetshpalljen e një asociacioni. Pra, nga një linjë e vetme me pretendim gjakderdhje, po e përforcon linjën politike nëpërmjet kërcënimit me kërkesa radikale.
Në fakt, kjo tendencë e shpjegon se pse kundërshtarët e asociacionit, kanë qenë kategorik që ai të mos ketë kompetenca ekzekutive.
Kërkesat e fshehura për ndarje
Dhënia e kompetencave ekzekutive, nënkupton që serbët, nga një status fillestar jo autonom, të kalojnë nëpërmjet avancimit të vendimmarrjeve, kah një status autonom.
Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Rebelimi serb me takimin e djeshëm ka filluar të kanalizohet, në përpjekje për të marrë një formë organizimi, asociimi drejt një institucioni juridik, apo të institucionalizimit të kërkesave serbe, nga të cilat kryesori është ‘vullneti për shkëputje’, edhe pse aktualisht ai mbahet latent! Por, kjo kërkesë nuk është krejtësisht latente apo e padukshme, kur kemi parasysh deklarimet e hapura të ish-presidentit Thaçi, për faljen e Leposaviçit dhe Leshakut, pastaj të bisedimeve të gjata të fshehta për ‘korrigjim kufijsh’ etj.
Këtë prirje për ‘vullnet’, e ka krijuar edhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për bisedime Kosovë-Serbi e 9 shtatorit 2010, e cila kërkonte që “të bisedohej për çështjet jetike për serbët”. Një ekzagjerim i pafalshëm, që kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi e pranoi në këtë formë.
Këtë çështje e kam trajtuar po atë ditë gjerësisht duke argumentuar, pasojat që do të na sillnin bisedimet mbi një platformë të tillë, dhe se bazuar nga papërcaktueshmëria e çështjeve, serbët do të gjeneronin tema të pafundme bisedimesh, dhe në fund do të synonin krijimin e një statusi autonom, që në një të ardhme, të mund t’i dërgonte drejt qëllimit final, kur Serbisë t’i konvenonte, shkëputja e pjesës më të madhe të veriut!
Prandaj, me shumë gjasa për shumë kohë miq tanë amerikan dhe të tjerë i janë qasur me shumë kujdes reagimit ndaj serbëve, për të mos nxitur një zhvillim, që mund të synojë krijimin e organeve nga organizimi paralel serb, pavarësisht se i jashtëligjshëm dhe antikushtetues.
Serbët duke pasur para vetes projektet shtetërore serbe, të cilat e kanë në qendër shkatërrimin e Kosovës, pastaj kontrollin, financimin, nxitjen nuk do të reshtin së ushtruari trysni nëpërmjet krijimit të një rreziku më të madh për sigurinë dhe sovranitetin.
Prandaj, përveç reagimit me ashpërsi në rast të konfliktit në veri, barrikadimit dhe sulmit ndaj policisë, duhet edhe maturi e zgjuarsi në hapërim. Për 14 vjet, kanë munguar veprimet e duhura të organeve të rendit dhe ligjit, arrestimi i bartësve të krimit, ndalimi i kontrabandës dhe krimeve të tjera, kështu që është krijuar një mal problemesh në atë pjesë, të lënë edhe qëllimisht jashtë kontrollit nga disa qeveri, e qeveritar, që siç rezultoi ishin të gatshëm ta sakrifikonin atë pjesë.
Kërcënimi – Fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë
Ky mund të ketë qenë plani B i Serbisë, që nga fillimi i bisedimeve, kur në rast të refuzimit të dialogut të kalohet në reagim ekstrem, vetorganizim.
Por, ky vetorganizim është në kundërshtim të plotë me deklaratën e bërë dje nga vetë të mbledhurit, se Vuçiqi është ai, që duhet t’i përfaqësojë ata, dhe se ai gëzon të drejtën e vendimmarrjes.
Nuk ka deklarim dhe tekst, në të cilin ose bëhet një akuzë e trilluar drejtpërdrejt ose është e nënkuptuar. E nënkuptuar është kjo e bërë dje nga serbët e grumbulluar në veri:
“… Të mos bien në grackën e vendimeve dhe ofertave joshëse për targa dhe dokumente personale, … për më tepër (Kosova) po e përdor këtë çështje si fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë në këto zona”.
“Fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë”, një trillim, që në vete përmban mesazhin apokolaptik, “llogari përfundimtare”. Në fakt ky është një bishtnim në komunikim, që e fsheh thirrjen e autoriteteve serbe, se ‘është momenti për një ballafaqim përfundimtar me Kosovën dhe shqiptarët’!
Pra, se kinse para tyre po shtrohet dilema, e ekzistencës së tyre më tej apo jo, e që sipas tyre, e thënë edhe nga vet presidenti i Serbisë, po rrezikohet nga shqiptarët, përkatësisht nga institucionet shumetnike të Kosovës, sipas Kushtetutës, qytetare?!
Edhe sipas profesorit amerikan Eduard Xhozef, këtë situatë e ka krijuar Vuçiqi, dhe kjo është qartësisht e ditur, sepse vetëm Serbia, ka instrumentet, investimet e bëra në veri në njerëz të shërbimeve të sigurisë, të cilët mund të organizojnë pakënaqësi të shpejtë, dhe t’i detyrojnë të dalin edhe njerëzit e pa motivuar në protesta.
“9.Me pak fjalë, Vuçiq/Charade vazhdon. Presidenti serb krijon një krizë dhe më pas paraqitet si ‘zgjidhës i problemeve’ dhe ‘partner i Perëndimit’. Dinamika e ngjashme në Bosnje me ‘përmbajtjen’ e Dodikut dhe mbështetjen e rreme të sovranitetit të BiH”, ka shkruar Xhozef, duke iu referuar Vuçiqit si një aktor i talentuar për “teatër”, i cili sipas tij e krijoi: “këtë krizë të rreme”.
Shtyrja e zbatimi të vendimeve
Në fund të ditës së djeshme pas shumë takimesh, u tha se dy emisarët, ai amerikan Escobar dhe ai i BE-së, Lajçak, kanë kërkuan shtyrjen e zbatimit të vendimeve, për targat dhe dokumentet, edhe për tre muaj.
Nëse shtyhet dialogu, kjo ka dy të mira.
Nëse si po pandehet se propozimi dhe kërkesa amerikane është që marrëveshja të shtyhet për tre muaj, pra për muajin dhjetor, atëherë do të kemi një dimër, dhe acari mund t’ua thyejë mendjen më fort se Serbia, dhe që serbët që nuk janë pjesë e bandave të mos i përgjigjen thirrjeve.
Në anën tjetër, pas tre muajsh mund të kemi një skenë të re gjeopolitike, kur Rusia mund të jetë duke e shijuar një nga pjesët më të hidhura të luftës.
Motivimi i ushtarëve rus do të ketë rënë edhe më. Deri atëherë do të ketë humbur edhe një pjesë territori nga atë që e ka pushtuar.
Regjimi i Putinit, që mund të shkojë drejt zgripcit do të jetë i pafuqishëm për të diktuar ngjarje në Ballkan, pavarësisht se Vulini, tashmë mund të ketë marrë instruksione nga Kremlini për fillimin e një konflikti të armatosur në veri të Kosovës.
Të ndodhur në këto rrethana mbështetësit e Serbisë, do të kenë humbur atunë, për të arritur një marrëveshje, ‘balanci’, ku Serbisë i jepet sa më shumë kohë për t’u larguar nga Rusia, gjë që situata prej më se gjashtë muajsh e ka rrëzuar këtë teori për tokë, dhe po ashtu zhbërja e teorisë së ‘balancit mes superfuqive”, pasi këndi i Rusisë është boshatisur.
Pra, Kosova nuk mund të investohet në dy ngjarje paralele, të të njëjtit interes, por jo të sajin.
Atëherë, kthimi në identitet i shqiptarëve është i domosdoshëm, ngritja e një ekipi intelektualësh dhe me përvojë mund të jetë paksa shpërthyes dhe të ndihmojë në arritjen e një stabiliteti, ku shqiptarët me Europën flasin nëpërmjet letrave, fakteve shkencore, dhe nuk përhumben nga politika, iluzionet, argëtimi dhe hedonizmi, qoftë edhe kur ai është reduktuar në minimum!
Prandaj, në mendimin tim janë dy kërkesa kyçe të cilat shqiptarët duhet t’i bëjnë dhe nga ato të mos heqin dorë:
Që shqiptarët autoktonë nuk mund të privohen nga të drejtat absolute, si territori dhe të drejtat për të, në tërësinë e tij brenda shtetit të Kosovës; dhe
Që serbët të shikohet nëse janë autoktonë, e autoktonë mund të jenë vetëm ata shqiptarë të serbizuar me dhunë, kryesisht apo plotësisht vetëm pas vitit 1912 e këndej, dhe që të merren mostra ADN-je për të vërtetuar autoktoninë, nga ata që mund ta shprehin. (E kjo do të mund dhe do të duhej të hapte një debat të ri, në argumentim të gjenocidit, dhe terrorit fizik e psikik serb).
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe bashkohuni me: https://patriotikmedia.com
Artikulli eshte marre nga: /BotaSot/
/PatriotikMedia
Average Rating