fbpx
Lajmet me te Klikuara

Gazetari: A është Amerika Sorosi apo Sorosi është një ndër projektuesit e korigjimit të kufinjve?!

Read Time:3 Minute, 8 Second

Nga Hysni Gurra –

Ka disa mendime që thonë se Amerika është Sorosi, ose më saktë, Sorosi është Amerika.

Unë nuk e besoj këtë, ose më saktë nuk më pëlqen ta besoj.

Në të dyja variantet ka argumenta plot.

Tani, Kosova është prova më e mirë që vendet e vogla si ne, përveç ruajtjes së dinjitetit, qëndrimit dhe lutjes, gjë tjetër në dorë nuk është se kanë shumë.

Hë bërtitëm ne gjithë ditën rroftë Amerika, rroftë Amerika, hë bërtitëm poshtë-poshtë e më poshtë 😅, nëse Amerikës do i duhet të ndajë Kosovën do ta bëjë, nuk është duke u prek fort për sevilizmin apo sharjen tonë.

Dhe këtu jemi te varianti i parë. A është Sorosi një ndër projektuesit e korigjimit të kufinjve?!

Ideja është që qëndrimi duhet të jetë qëndrim, çdo politikan shqiptar duhet të jetë kundër kësaj nisme, nëse e bëjnë me forcë le ta bëjnë se gjë në dorë për ta ndaluar s’kemi.

Ja edhe Grenell, po të ishte në pushtet, nga qëndrimet që mbajti, duke se të njëjtën gjë do të bënte.

Po ne na ka shpëtu edhe njëherë Bashkimi Sovjetik kur përpak firmosëm vetë të bëhemi republikë e ish Jugosllavisë.

Shyqyr edhe atëherë i përkoi interesi fuqisë së kohës me interesin tonë dhe shpëtuam.

Perandorive, vende satelite si ne i duhen edhe për këto punë, kur të përplaset me të ngjashmin e vet, ç’do ndajnë, ç’do hedhë në tavolinë për kompromis, ja kështu, bosnjëra e kosovëra satelitë të cilëve u kanë dhënë pavarësi, por që nuk i lenë të bëhen shtete asnjëherë.

Kështu bën Kina, kështu bën edhe Rusia.

Na pëlqen, s’na pëlqen, kështu ka funksionuar e kështu do të funksionojnë këto punë.

Duket ashiqare që Serbia ka hedhur para të madhe në lobing dhe është treguar më e zonja se faktori shqiptar në USA.

Se sa dobët jemi ne, e tregojnë edhe sherret ordinere që ndodhin mes shqiptarësh në shoqatën Vatra.

Por, kjo nuk do të thotë që politikanë të vendeve të vogla duhet të sillen si lapanjozë, pa dinjitet, të servilosen e të rrinë me hanxhar në dorë, sa e shohin idenë që ka perandoria, në vend të rezistojnë, i turren vendit të tyre me hanxhar të parët, për të tregu zellin ndaj perandorisë.

Kjo është poshtërsi.

Dhe Albin Kurti, fatmirësisht është politikan me dinjitet, dhe shyqyr kosovarët janë treguar me mend në kokë që i dhanë mbështetje.

Ai nuk lëshon, nëse ata e bëjnë me zor, le ta bëjnë, por të dihet që nuk është më i zellshëm se ata. Edhe kur është puna për të qenë luajal tregohet luajal, siç bëri mbrëmë, nuk bën kokëfortin vend e pa vend.

Çfarë duhet të bësh në këto raste është të mbash qëndrim dinjitoz, të luash të gjitha kartat që ke në favor të vendit tënd dhe të lutesh Zotit ishalla interesi i Amerikës vazhdon të përkojë me interesin e kombit tonë gjithmonë.

Se nuk po na i bën për hatër nderet, nuk bëjnë ndere shtetet, nuk ekziston fare si koncept, gjithçka është interes dhe secili punon për interes të vendit të tij.

Deri tani Kurti dhe gjithë politikanët shqiptarë që kanë qëndruar kundër ndarjes së Kosovës, kundër Open Balkan, kanë treguar dinjitet, ata që janë pro këtyre nismave, janë…që mos qofshin.

Tregojnë njëherë një histori për mësim:

Ndezën zjarrin që të hedhin në të profetin Ibrahim (as). Ai ishte thuajse i vetëm.

Një milingonë shkonte në një pellg me ujë, merre ujë e hidhte te zjarri.

Ç’bën moj budallaqe, mendon se do fikësh gjithë atë zjarr, i thonë shoqet.

-Unë nuk jam budallaqe të besoj se e fik, por unë me këtë tregoj anësinë se ku jam, thotë milingona.

Historia dihet pastaj, ai ishte profet dhe kishte përveç dinjitetit e qëndrimit edhe lutjen.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!