fbpx
Lajmet me te Klikuara

5 Pyetje dhe një Fakt: A janë Axhendë e Planifikuar në kohën e duhur,në vendin e duhur me Njeriun e duhur për të sulmuar Kosovën kur NATO & SHBA ka halle të tjera?

Read Time:2 Minute, 32 Second

Nga Avokat Altin Goxhaj –

5 Pyetje dhe një Fakt:

A JANË AXHENDË E PLANIFIKUAR NË KOHËN E DUHUR, NË VENDIN E DUHUR ME NJERIUN E DUHUR PËR TË SULMUAR KOSOVËN KUR NATO & SHBA KA HALLE TË TJERA?

FAKTI:

Kam kohë që them se në Shtator parashikohet një botë në zjarrin e luftës dhe plandemisë, urisë dhe rrënimit ekonomik, të endura me kujdes nga Elita e Davosit.

Dhe kjo do të përfshijë edhe Ballkanin, si Kosovën dhe Shqipërinë dhe lufta me Serbinë është 100% e mundshme!

5 PYETJET

Pyetjet që kam unë lidhen me faktin se si lindi sot përplasja sot e Kosovës me Serbinë:

PYETJA 1️⃣: PSE PIKËRISHT TANI?

Pra kush ishte preteksti që po përdor MilosheVuçiçi i Ballkanit të Hapur? Reciprociteti? Ç’ne u kujtu tani në 31 Korrik dhe jo 2 muaj para apo në Shtator kur të gjithë e kanë mëndjen në mësim?

PYETJA 2️⃣: NJERIU I DUHUR?

Mos pikërisht në kohën e duhur, në vendin e duhur, njeriu i duhur, u aktivizua sipas asaj që kam kaq vjet që them, se do vinte një ditë që pas daljes gjall e shnosh (dhe me pompime me intervista dhe konferenca shtypi) nga burgu Milosheviçit, do shërbente si mashë e konfliktit atëhere kur ti duhej dhe leverdiste gjeopolitikisht Serbisë?

PYETJA 3️⃣: KOHA E DUHUR?

Kujtoni se në momentin që trupat ruse po përparojnë në Ukrainë, Turqia dhe Greqia janë në prag përplasje ushtarake për shkak të mbarimit të Traktatit të Lozanës, Kina ka mobilizuar trupat për të pushtuar Taiwanin dhe kërcënon të rrëzojë aeroplanin e Pelozit, Izraeli dhe Irani ka mprehur raketat dhe aeroplanët, një intervenim i Serbisë mbi Kosovë a është pikërisht në kohën e duhur kur bota futet në ngërç vatrash zjarri?

PYETJA 4️⃣: SERBI SI “VIKTIMË”?

Por a do i leverdiste MilosheVuçiçit dhe Serbisë një pretekt që të dilte si viktimë e masave të papritura të Kosovës në dëm të minoritetit serb (pikërisht në këtë moment kur bota është e zënë me halle dhe prioritete super të mëdha dhe shumë personale)? A nuk ishte i njëjti skenar në Ukrainë me një Zelensk vegël të elitave?

PYETJA 5️⃣: PRETEKSTI SHQIPTAR?

A nuk do ishte zgjidhja perfekte e Serbisë që pretekstin ta prodhonte vetë Qeveria e Kosovës pikërisht në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me njeriun e duhur që dikur doli gjall e shnosh nga burgu i Milosheviçit me tamtame mediatike të ofruar nga Qeveria Serbe (2000)?

Dhe a është Shqipëria si Aleati bazë i Kosovës, në pikën më të errët të saj i drejtuar nga Njeriu tjetër i duhur i Soros dhe MilosheVuçiçit: EDvEr Rama?

P.s.

Kam që në 2004 që them se që kur e kam njohur Albin Kurtit si aleat besnik i MJAFT dhe Veliajt, besnikëri e ruajtur deri më sot, për shkak se janë të dy pjella të ndryshme por të dala nga e njëjta mitër e Soros! Koha më gjykoftë për bindjen time “të gabuar”!

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!