fbpx
Lajmet me te Klikuara

VIDEO/Klevis Muka dënohet nga Rama për riedukim si Ambrozia Meta, për provokim të ministres Olta Xhaçka.

Read Time:2 Minute, 49 Second

Kryeministri në detyrë Edi Rama sa herë që zihet ngushtë i mbeten dy rrugë që të bëj, o të qaj ose të bëj si i fortë me gazetarët a thua sikur të jetë Kapoja i mediave në shqipëri.

Disa kohë më parë Gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta e pyeti kryeministrin nëse ai mban përgjegjësi që vuri në lista për deputet një person që pritet të arrestohet, po ju bëhet një grup parlamentar në burg, nisur nga arrestimet e shumta të deputetëve dhe zyrtarëve të PS, një fenomen ky i nisur që prej ardhjes në pushtet të Rilindjes.

Dhe Rama kaq i hutuar u duk sa humbi kontrollin dhe foli për etikën në bashkëbisedim, ‘kur flas unë, dëgjo’, ‘prit të mbaroj’, ‘mos më ndërprit’, apo ‘po humb edukatën’.

Pyetjet e Ambrozias e vendosën sërish në siklet kreun e qeverisë dhe në mungesë të përgjigjeve, Rama u shndërrua në gjykatës duke i komunikuar gazetares së Syri Tv dënimin me mospërgjigje për 60 ditë, pasi po ndjehej i bullizuar.

“E humbet të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vazhdim. Kalon në riedukim. Ju po më bullizoni”, u ankua Rama.

Të njëjtin fat pati sot dhe gazetari Klevis Muka i cili bëri një pyetje dhe acaroi keq kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së sotme, edhe pse pyetja nuk i drejtohej atij.

Rama u përplas përsëri me gazetarin Klevi Muka, i cili në fakt iu drejtua me një pyetje provokuese ministres Olta Xhaçka.

Gazetari i kujtoi ministres Kodin Etik dhe e pyeti nëse e ka takuar bashkëshortin e saj biznesmen dhe investitor strategjik në prani të punonjësve të administratës.

Kjo sepse sipas Kodit Etik të miratuar nga vetë Qeveria Rama, ministrave te kabinetit u ndalohen takimet private me biznesmenët apo investitorët, dhe në rast se ata takohen duhet të bëhen në prani të dy punonjësve të administratës.

Pjesë nga debati:

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju. Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin.

Një nga pikat e këtij kodi etik është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës.

Po ju personalisht e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik?

Rama: Tani këtu përgjigjen do ta jap unë. Do kalosh në riedukim si Ambrozia për tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë Konferencë Shtypi.

Gazetari: Kodi etik për çfarë është bërë? Pa problem, Kodi Etik do zbatohet apo jo? Kjo ishte pyetja ime. Nuk e kuptoj çfarë ka këtu nëse ju keni thënë që do të ketë masa deri në largim nga puna kur keni prezantuar kabinetin tuaj qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në një konferencë shtypi që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime. Dhe po të them se siç pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt. Ka një proces që quhet riedukim. Tre muaj, kështu që përgjigjen e radhës ti do ta marrësh pas 3 muajsh që i bie në Tetor. Në Konferencën e Tetorit hajde, je i mirëpritur dhe shpresoj edhe i riedukuar.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!