fbpx
Lajmet me te Klikuara

VIDEO/Protesta e 7 korrikut – Sali Berisha takim me gratë e LDGSH : Të rrëzojmë regjimin monist të Edi Ramës …

Read Time:1 Minute, 8 Second

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas, ku ka folur për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha deklaroi se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar atë që ai e quan “regjimin monist të Edi Ramës”. Po ashtu tregoi arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik për të dalë në shesh.

”Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”.

Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha inkurajoi gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e primareve për kandidatët e zgjedhjeve vendore, vitin e ardhshëm.

”Barazia e plotë midis burrave dhe grave në këtë forcë. Kjo është jo vetëm në rrafshin moral një objektiv jetik për emancipim shoqëror, për zhvillimin dhe shpalosjen e të gjitha potencialeve tona, por kjo bëhet sot shumë më e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me politika zyrtare të kriminalizimit të kësaj shoqërie”.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!