NJË SQARIM I PLOTË NË RESPEKT TË ÇDOKUJT QË SHEH NJË VIDEO TË MANIPULUAR DHE PRERË QËLLIMISHT KEQ QË PO SPONSORIZOHET NGA PARATË E RILINDJES ME URDHËR TË ENDRI FUGËS:
Nga Avokati Altin Goxhaj, Moderator i Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë –
Unë jam një ndër personat me eksperiencën më të vjetër dhe të shumëllojshme në Shqipëri si MODERATOR tryezash duke datuar që nga 1992 si moderator i Simpoziumit Ndërkombëtar “Shoqëria Postdiktatoriale, Filozofia, Etika dhe Mendimi Sociologjik mbi të” dhe në vazhdim në mbi 100 tryeza, konferenca, tubime dhe kuvende.
Kam moderuar tryeza me ambasadorë dhe rektorë, politikanë dhe aktivistë, me presidentë organizatash ndërkombëtare dhe shkencëtarë, shkrimtarë dhe artistë, madje dhe tryeza me Kryeministra dhe deputetë, që nga Fatos Nano, Pandi Majko, Edi Rama apo Sali Berisha, e deri qytetarë të thjeshtë.
Roli i moderatorit varet shumë nga etika dhe eksperienca, por mbi të gjitha nga korrektesa ndaj atyre që janë subjekte të moderimit dmth folësve.
Ju kujtoj që parimi numër një i moderatorit është të jetë fair dhe jo privilegjues apo diskriminues ndaj askujt.
Kjo kërkon që në fillim të proçesit të vendosen rregulla të qarta për të gjithë ku një ndër më të rëndësishmet është koha në dispozicion për secilin.
E rëndësishme është që kjo të paraqitet që në fillim nç mënyrë që personat pjesmarrës të vendosin nëse janë dakort apo jo. Ndërkohë që minutazhi duhet të jetë proporcional me numrin e folësve potencial dhe kohën në dispozicion. Një seancë nuk duhet të jetë më e gjatë se 120 minuta (2 orë).
Nuk ka gjë më të keqe në moderim se tu presësh fjalën 50 folësve që të respektojnë kohën dhe të tolerosh dikë tjetër që ta shkeli me 2 apo 3 fishin kohës që u ke lënë të tjerëve të cilët kanë pranuar që të zbatojnë një kohë të limituar përderisa kjo aplikohet për ti respektuar të gjithë.
TRYEZA E PARË 22 QERSHOR 2022
“Shqipëria në Rrezik! Ç’duhet të bëjmë?!”
Bashkëbisedim i Kryetarit të PD z. Sali Berisha me aktivistë dhe zëra kritikë të shoqërisë reale civile.
Edhe 15 ditë më parë, në Tryezën e Parë ku u ra dakort për tu themeluar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, ku merrnin pjesë mbi 64 të ftuar me të drejtë fjale të premtuar, koha e vetme që mund tu lehej në dispozicion pjesmarrësve ishte 180 sekonda (3 minuta) dhe pati marëveshje me shumë për të mos folur sepse nuk dilte koha ndërkohë që gjithë takimi zgjati 3 orë e 20 minuta pa ndalesë duke kapërcyer çdo limit kohëzgjatjeje.
Dhe përveç një të ftuari, që e theu minutazhin e tij duke shkelur çdo normë etike sepse refuzonte të dorëzonte mikrofonin, çdo kush merrte paralajmërimin 10 sekonda para se të plotësohej 3 minutëshi dhe përgjithsësisht brenda 30 sekondash të gjithë detyroheshin të ndalonin fjalën pavarësisht nëse ishin profesorë apo studentë, 70 vjeçarë apo 21 vjeçarë!
Dhe çdokush ishte i lirë të thoshte atë që ja ndjente pavarësisht pa absolutisht adnjë lloj censure as paraprake (para se të vinin) as në moderim. Se këtë se kam bërë kurrë në jetë.
TRYEZA E DYTË, 28 QERSHOR 2022
“Shqipëria në Rrezik! Bashkimi i të gjitha kauzave në Kauzën të Madhe?!”
Bashkëbisedim i Kryetarit të PD z. Sali Berisha me aktivistë dhe zëra kritikë të shoqërisë reale civile.
Në Tryezën e dytë në dt 28 Qershor kur u bë Takimi i Dytë, situata ishte më e vështirë sepse pjesmarrës ishin mbi 120 folës (që u ishte premtuar fjala), rregulli i vetëm që mund të funksiononte edhe për shkak të axhendës ku secili paraqiste kauzën dhe slloganin që donte të bashkonte, ishte kohëzgjatja prej 60 sekondash (1 minutë) dhe kjo u paraqit që në fillim të hapjes.
Rasti i një aktivisteje e cila e mori fjalën pas 30 folësve që respektuan kohëzgjatjen (ku maksimumi ndonjëri iu afrua 100 sekondave pas paralajmërimeve të përsëritura), Juristja Enida Kaziu harxhoi 60 sekondat e para kot më kot duke treguar se si Maqedonia dhe Kosova kishin vite që i luteshin që ti drejtonte ajo drejt progresit politik por ajo s’pranonte, ishte tejkalim ekstrem i kohëzgjatjes.
Ajo mori paralajmërimin e parë pasi kaloi 100 sekondat (që askush para saj nuk e bëri), dhe më pas ajo bërtiste sikur kishte qenë në Hënë dhe jo prej 1 ore aty ku rregulli zbatohej për të gjithë (“Altin mos më bëj zhurmuesin”) ndërkohë që unë i kujtoja çdo 20-30 sekonda se po ekzagjeronte në mënyrë të papreçedentë limitin kohor të vendosur dhe zbatuar për të gjithë nga të gjithë.
Se çfarë thoshte ajo, ishte e drejta e saj e shenjtë, për mua në cilësinë e moderatorit rëndësi kishte veç kohëzgjatja në respekt dhe efektivitet të pjesmarrësve dhe qëllimit final.
Por edhe në respekt të vetes dhe profesionalizmit tim si Moderatori më i vjetër në Shqipëri që nga 1992 ku kurrë askush nuk ka guxuar të më akuzojë për censurë apo pengim për shkak të bindjeve, qëndrimeve apo ideve, sepse unë jam vetë më i censuruari në Shqipëri për shkak të ideve dhe qëndrimeve
Aktivistja Esida Kaziu foli plot mbi 3 fishin e çdo kujt i ftuar në atë sallë (3 minuta e 20 sekonda), dhe unë në asnjë çast nuk ja fika mikrofonin (e kisha këtë mundësi me një lëvizje të dorës) por mundohesha ti kujtoja kohën e shumëfishtë që po merrte në mungesë të plotë respekti ndaj parafolësve dhe atyre që folën pas saj.
Ajo kishte 100% mundësi të mos i përdorte 60 sekondat e para për të treguar historinë e saj të supozuar të jetës së saj, por ti binte direkt e në temë çfarëdo gjëje që të donte.
Profesionistët, dhe sdms avokatët (ajo është avokate), janë më të trainuarit që të mos e shpërdorojnë kohën për shkak të detyrimeve që të jep gjykata dhe qartas zonja e kuptonte shumë mirë se po shpërdoronte 60 sekondat e para, më ka krijuar dyshimin më pas (sdms pas budalliqeve që shkruan në facebookun e saj duke ofenduar gjithë njerëzit në sallë), se po kërkonte të prodhonte diversion me përplasje artificiale ndaj meje që ta përdorte si alibi sikur po e censuroja.
Kjo edhe për shkak se ajo kishte muaj që përplasej me akuza ndaj meje në përpjekje për ti bërë avokatin Tikut dhe Migenit të Soros dhe komunistëve të Arlind Qorit (i gjeni në facebookun e saj dhe emisione tv në youtube).
Ju kujtoj se për mua nuk kishte asnjë rëndësi se kush ishte dhe çfarë donte, sepse duket qartë edhe nga video se unë isha totalisht dashamirës dhe madje i dhashë mikrofonin tim për ta respektuar (madje bëra përjashtim duke shkuar vetë fizikisht për t’ja dhënë) duke e ditur shumë mirë se kish ishte, dhe vetë mora mikrofonin e dedikuar për folësit që ma dha personi që kishte për detyrë ta qarkullonte.
Shkurt dhe qartë, unë e shpjegova pasi ajo pushoi, se i vetmi shqetësim i imi nuk ishte absolutisht ç’ka thoshte (e drejta e sj e shenjtë) ishte koha dhe respekti ndaj mënyrës së zbatimit korrekt i kohës nga të tjerët megjithëse një pjesë kishin ardhur nga ana e anës për të qenë aty.
Ndaj avokatja e Tikut dhe Migenit të Soros dhe komunistëve të Arlind Qorit, keqpërdoron pa etikë në reagimet e saj të vërtetën, ndërsa Mero Gëlbaza dhe Karlo Bolino shpërndajnë videon e manipuluar me sponsorizimin e pafundëm të Endri Fugës për të dhënë një histori krejt të rreme: sikur unë po censuroja këtë aktivisten për shkak të asaj që tha që me zotësi minimale mund ta thoshte të paktën për 70 sekonda (se aq kohë ishte efektive tek fjalët që nxorri nga goja).
Me kaq mbyllet ky sqarim, si nevojë për ta ruajtur këtë tekst si referencë për profesionailizmin tim të padiskutueshëm si një ndër Moderatorët më korrekt në Shqipëri
Dhe mbi të gjitha di një luftëtar dhe garantues i fjalës së lirë prej 30 vjetësh në çdo moderim pavarësisht se ku, si, dhe me kë
Faleminderit që e lexuar deri në fund
P.s.
E vetmja pikë e drejtë që ishte në favor të aktivistes, ishin disa tipa militantë disa prej të cilëve nuk i kishim sjellë ne por një tip që erdhi paftuar në sallë (sepse nuk i takonte), që për forcë zakoni u shqetësuan alla militantshe për ç’ka tha vajza dhe rrekeshin ti tregonin Kryetarit se ata po e mbronin, se medemek Doktori mbeti që ta mbronin ata.. Muhabete të pakorigjueshme militantësh që këtë punë bënin dhe në kohë të Lylit! Gjths ua ndalove çdokujt prej tyre daç të ndërhynin dhe të bënin atë që janë mësuar të bëjnë në partinë që fillojnë të bëjnë avokatin duke ua prerë kategorikisht fjalën.
Ndërkohë vetë Doktori më tha me zë të ulët, para se aktivistka të mbaronte tërkuzën e saj, “lëre mos e ndërprit, ta çojë deri në fund, ka të drejtën e saj”.
/PatriotikMedia/
Average Rating