Nga Jorida Isufaj –
Jorida Isufaj godet me shkrimet e saj në rrjetet sociale, ku shquhet për ironizimet e saj mbi qeverinë e rilindjes,si dhe kritikon shqiptarët që neglizhojnë dhe nuk reagojnë ndaj kësaj qeverie.
Lexoni postimin e saj:
“Aristokracia shtetërore” ngrihet në mëngjes,i buzëqesh diellit,përqesh turmën dhe vazhdon të shkruajë historinë e sukseseve në facebook,sa të lartë e kemi rritjen ekonomike,sa është rritur shalqiri,sa det me grurë është korrur, sa të urta i kemi lopët,sa milion turista çmenden për të ardhur,sa dronë super inteligjentë do luftojnë krimin etj.
Ndërkohë, turma plebej del nga shtëpia me shpresën se nuk do përballet me policin arrogant, i cili do t’i sekuestrojë qesen me perime, se nuk do dalë në rrugë për t’u hedhur në ajër nga një adoleshent i përkëdhelur me parat e babit, se nuk do hajë gjobën e radhës, se kryeministri ka bërë shumë udhëtime dhe duhet të justifikojë shpenzimet.
Shqipëria në rrezik!
Protestë në 7 korrik.
/PatriotikMedia/
Average Rating