fbpx
Lajmet me te Klikuara

Analiza: Shqipëria në Rrezik, Por nga kush?

Read Time:2 Minute, 0 Second

Nga Andrea Bregu –

Gjatë 9 viteve në pushtet Regjimi Anti-Shqiptar kuisling i Mafies Soros ka dëbuar mbi gjysëm milionë Shqiptarë nga vendi duke shtypur me forcën e dhunës së milicëve duke prishur u shtëpitë Shqiptarëve, ka vrarë të rinj si Klodjan Rasha, Ardit Gjoklaj, Ilvi Meta, etj.

Nga Kush?

Mafia Soros ka Falimentuar çdo aspekt të ekonomisë të vendit që nga bisnesi i vogël dhe bisnesi i mesëm duke dëbuar krahun e punës që janë të rinjtë nga vendi.

Regjimi Anti-Shqiptar kuisling i Mafies Soros ka ndërhyrë në ekonomi me Bordet Shushunja që thithin djersën dhe gjakun e Shqiptarëve duke ja nxirë jetën çdo njeriu në këtë vend.

Nga Kush?

Mafia Soros ka projektuar Rrënimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri duke projektuar dhe financuar pseudoreformën në Drejtësi ku gjyqtarë si Aleks Nikolli i cili është Hero i Protestave janë nxjerrë jashtë sistemit si Armik i Regjimit Anti-Shqiptar dhe së fundmi edhe me Hartën e Gjyqësorit ku mijra Shqiptarë do detyrohen të vijnë në Tiranë për të zhvilluar gjyqet ku në 70% të rasteve shtyhen dhe duke krijuar një dëm financiar tek Shqiptarët.

Gjithashtu me pseudoreformën Mafia Soros po tenton të marrë peng Opozitarizmin në vend.

Nga Kush?

Mafia Soros prej gati dy dekadash ka ngritur Rrjetin e të ashtuquajturave Organizata Jo Fitimprurëse ku janë hedhur një mal me financime për të kapur Shoqërinë Civile dhe për ta zhytur vendin në errësirë sepse një Shoqëri Civile që i shërben Regjimit Anti-Shqiptar duke fikur protestat dhe duke i shëndrruar ato në ahengje dhe koncerte nuk është një Shoqëri Civile që i shërben interesave të Shqiptarëve.

Nga Kush?

Duke filluar nga 25 Korriku, Mafia Soros ka të gjitha pushtetet duke përfshirë edhe Presidencën duke mbyllur gjithë ciklin e kapjes së pushteteve në vend për ta finalizuar Shqipërinë si një vend me Regjim Anti-Shqiptar autokrat ku vendimet merren nga Surreli apo nga Kryeministria.

Nga Kush?

Mafia Soros në Ballkan në dëm të Interesave të Kombit Shqiptar ka projektuar dhe financuar Projektin e Ballkanit të Hapur i cili kërcënon interesat e Shqiptarëve në rajon duke shkatërruar ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës, vulosur përfundimisht planin e Shqiptarëve për një shtet të vetëm midis Shqipërisë dhe Shqiptarëve të Kosovës dhe duke mohuar krimet e Serbisë në Kosovë.

SHQIPËRIA NË RREZIK NGA MAFIA SOROS.

7 Korrik, ora 7 e darkës të jetë dita kur Shqiptarët i japin mësimin e merituar Mafies Soros.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!