Presidenti Ilir Meta pasi ktheu për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.
Që sipas Presidentit Meta, kjo marrëveshje cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës; Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar.

Doli sot në një konferencë për mediat duke thënë se Parku i Butrintit është pasuri kombëtare me vlera universale dhe për këtë arsye nuk mund të kalojë në administrimin e OJF-ve.
Presidenti Meta tha se është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.
Kreu i shtetit bëri apel për që kjo çështje të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas konventës së Parisit, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti.
Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij.
Presidenti i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, aq më pak me FAZH, por është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.
Kjo çështje duhet të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë”, tha Meta.
Meta gjithashtu iu drejtua me kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.
/PatriotikMedia/
Average Rating