Nga Marsel Spahiu –
Unë kurrë nuk kam patur një Atdhe të madh..
Një shtëpi përdhese me pak kopsht e trëndafila ka qenë Atdheu im i Parë.
Atdheu i fëmijërisë pra.
Gjyshen nevrike që mbillte trëndafila dhe ushqente mace e qenër pa zot kam patur Atdhe .
Edhe shega e vockël e vetmuar pas shtëpisë ishte një Atdhe asokohe…
Por ja bëhen kohërat me zhurmë e Tam- tame dhe me ofronin Atdhe më të ndërlikuar.
Më të lëmuar rrekeshin të ma shisnin ..
Tashmë gjyshja fle bashkë me fëmijërinë time …
Dhe për Atdhe nuk më mbeten veç ca doza marrëzie ..
Që duhet ti injektoj rregullisht gjer sa të mpihem…
Tashmë nënqesh mospërfillës…
E kam përballë Atdheun e Madh …
Atë që ofrohet aq lirë dhe mund ta fitosh aq lehtë …
Gjithë çfarë më mbeti është një gjumë i trazuar netëve..
Ku më shfaqen gjëra të vogla …
Gjëra të thjeshta …
Por u rrita dhe nuk i ndjek më dot …
As thjeshtësinë
As vogëlsirat.
E në gjumë Atdheu i Madh më sheh dhe nën nënqesh..
Siç nenqesh kushdo me naivët. .
Me torollakët siç kalon kohën kushdo ….
/PatriotikMedia/

Unë kurrë nuk kam patur një Atdhe të madh …
Read Time:54 Second
Average Rating