fbpx
Lajmet me te Klikuara

Berisha: Ballkani i Hapur, është Tradhëtia më e Madhe që po iu bëhet Shqiptarëve nga Rama – I gjithë Rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbrojtur Ballkanin e Hapur …

Read Time:4 Minute, 21 Second

Kryetari i Partisë Demokratike z.Sali Berisha ka mbledhur sot në një takim në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e zgjedhur të degëve.

Ndërsa e konsideroi emergjente krijimin sa më shpejt të frontit opozita, Berisha riktheu sot akuzat ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha, dhe drejtimit të tij në PD.

“Para jush dhe para publikut theksoj se për momentin PD ka dy armiq, një është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Pazarat e pandershme, flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund t’u jap sot vetëm një shembull. Një nga mbështetësit e bashizmit, ish-kreu i Mallakastrës është fitues 197 tenderave nga qeveria vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë problem të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e ndonjë tjetri.

Ky është një problem shumë serioz për ne. Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje që e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori deri sot, që ngritën në këmbë forcën e tyre si forcë të vërtetë opozitare, kundrejt presioneve të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani, një drejtim nga ne. Revolta pakënaqësia ndaj këtij regjimi, zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një përqindje të madhe të PS apo qytetarëve pa parti. Sot, për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. Eshtë për detyrimet tona, sot s’mund të ketë mësues të kënaqur kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij. Sheh rënie, mospërfillje, përçmim. Po kaq e vërtetë është kjo me mjekët që po ikin për shkak të një shpërfillje të plotë nga ky regjim.

Pra, orbita e pakënaqësisë dhe revoltës është shumë e madhe, detyra jonë është t’i tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta, për të identifikuar çdo organizatë, çdo grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin që ne të krijojmë me shpejt frontin opozitar” u shpreh Berisha.

Berisha vlerësoi se situata aktuale është më e vështirë se ajo e vitit 1991, pasi sot tha ai, përballen me regjim monist të vendosur nga Edi Rama.

Në mbyllje të deklaratës së tij publike në mbledhjen me kryetarët e degëve, Sali Berisha u shpreh se çdo drejtues në PD, duhet të bëjë njëkohësisht disa detyra organizative.

Sipas tij koha kur drejtuesit merren vetëm me një çështje ka mbaruar. Edhe pse prej kohësh pritet një datë për fillimin e protestave, edhe sot ajo nuk u artikulua nga kryedemorkatik, ndërkohë që la detyra për të gjithë të zgjedhurit e rinj në drejtim e PD, ku nuk mungoi as një lapsus.

“Jemi më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigj në çdo kohë, është një pakicë që mund të udhëheqë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë anëtarë duhet ti motivojmë dhe ti sensibilizojmë, kërkohet me çdo kusht që ta zgjerojmë frontin.

Ju bëj thirrje që të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë, koha është që të bëjmë ditën natë, më falni natën ditë. Për të dyfishuar trashëgiminë tonë, une e di që secili prej jush do të dëshironte që të merrej me një drejtim apo çështje, ka ikur ajo kohë, ne duhet të veprojmë njëkohësisht në të gjitha drejtimet, duhet të shndërrohemi në organizatorë.

Duhet të shndërrohemi në propagandistë të të vërtetave tona”, u shpreh Berisha.

Berisha foli dhe për Ballkanin e Hapur, të cilin e konsideron tradhëtinë më të madhe që po iu bëhet shqiptarëve nga Edi Rama.

”Ajo që ndodh sot me shqiptaret nuk ndodh me asnjë komb tjetër. Le të ndalemi te Ballkani i Hapur. Akti më i madh i tradhtisë ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrojnë Albin Kurtit mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. Nga një projekt që në vend të sanksionojë bashkëpunimin me kushte të barabarta, bën sanksionimin e Kosovës nga Beogradi.

Dhe e paraqit Prishtinën si sherri i Ballkanit, ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për lirinë ekonomike. Por “TheEconomist” thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur përfiton vetëm Serbia dhe ajo është jashtëzakonisht e paanshme. Por kjo seri gënjeshtarësh, aparteidesh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre citoni një nen të këtij traktati.

A nuk deklaroj Vuçiç në Novisad që ky traktat është 740 faqesh. Kush e ka parë këtë, çfarë ka të shkruajtur në 740 faqe të këtij gangsteri. Askush nuk e di. Por prape vazhdojnë këta gazetarë aparteid. I gjithë rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbrojtur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë ne shpi dhe ti themi se ça mynxyre është Ballkani i Hapur.

Se si duhet të matet fermeri i Korçës i Elbasanit, që fermeri serb merr 80 euro subvencion për hektarë kur ky këtu merr as 2 euro. Këta xhahid dhe apartit që mbrojnë projektin dhe flasin, këta dinë vetëm ç’është Beogradi dhe George Soros dhe paratë e tij”, tha mes të tjerave Berisha.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!