fbpx
Lajmet me te Klikuara

Partisë Konservatore i kërkon Boris Johson të përballet me votë mosbesimi sot …

Read Time:1 Minute, 57 Second

Boris Johson do të përballet sot me një votë mosbesimi, votim i kërkuar nga Partisë Konservatore, pjesë e së cilës është dhe ai.

Ky votim do të zhvillohet pasditen e sotme në Dhomën e Komunave.

Pas muajsh spekulimesh është konfirmuar se të paktën 54 deputët- 15% e deputetëve konservator i kanë shkruar kryetarit të Komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady, duke bërë thirrje për votim.

Sir Graham njoftoi kryeministrin të dielën se pragu ishte arritur dhe se ata ranë dakord për oraret e votimit së bashku.

Gjithashtu ai shtoi se nuk do të zbulonte se kur ishte arritur pragu ose sa letra ishin dorëzuar.

Që kryeministri Boris Johson të shkarkohet, duhet gjysma e deputetëve konservatorë plus një të votojnë kundër tij.

Numri i deputetëve konservator aktualisht është 180.

Letrat erdhën pas një periudhe të vazhdueshme presioni ndaj kryeministrit britanik për festat ku ai mori pjesë të mbajtura gjatë pandemisë COVID-19.

Johson u gjobit për pjesëmarrjen në festën e ditëlindjes së tij në Doëing Street 10 në qershor 2020.

Gruaja e tij Carrie Johnson dhe kancelari Rishi Sunak u gjobitën për të njëjtën ngjarje.

Si do të funksionojë votimi

Johnson do të duhet të sigurojë mbështetjen e gjysmës së deputetëve të tij plus një për të mbijetuar – 180 vota.

Nëse fiton, do të mbetet kryetar partie dhe kryeministër dhe do të jetë imun nga një tjetër sfidë e tillë për një vit.

Por nëse ai humbet, do të zhvillohet një garë për të zgjedhur një lider të ri partie dhe kryeministër.

Shumë deputetë konservatorë mendojnë se kryeministri ka dëmtuar reputacionin e tyre – si dhe të tijin, shkruan BBC.

Çfarë ndodhi herën e fundit që konservatorët mbajtën një votëbesimi?

Në dhjetor 2018, kryeministrja e atëhershme, Theresa May, po përballej me kritika të jashtëzakonshme brenda Partisë Konservatore për mënyrën se si ajo po udhëhiqte, Brexit.

Kur 15% e deputetëve të saj deklaruan se nuk kishin besim në udhëheqjen e saj, u thirr një votim, siç do të ndodhë dhe sot për Boris Johnson.

May fitoi 63% të deputetëve e mbështetën.

Por rezultati nuk e qetësoi shqetësimin për udhëheqjen e saj.

Në maj 2019, May tha se nuk ishte në gjendje të realizonte Brexit-in dhe njoftoi se do të largohej si udhëheqëse dhe si kryeministre.

Më pas ishte Boris Johnson që zëvëndësoi May, ai e mori detyrën në korrik 2019.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!