fbpx
Lajmet me te Klikuara

VIDEO/Kryetari i Opozitës Berisha: Ky proces është Antikushtetues – Nga shef shtabi në kryetar shteti!

Read Time:1 Minute, 27 Second

 

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar fort kandidatin për president Bajram Begaj që zgjidhet si kurkund nga shef shtabi të përgjithshëm në kryetar shteti.

Me tej Berisha akuzoi Begaj se ka firmosur prona të ushtrisë për ti shitur privatëve.

Më tej Berisha ka sulmuar dhe Presidentin aktual Meta:

Sot me urgjencë nga Stambolli ku ndodhej Presidenti Ilir Meta në vizitë zyrtare ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e shefit të përgjithshëm. Nuk lejohet që një ushtarak të kandidojë për detyra të tjera, ndaj duhej dekreti presidencial. Por Ilir Meta duke qenë jashtë shtetit, nuk kishte mundësi të kthehej në Shqipëri për të firmosur dekretin, ndaj e firmosi në Turqi.

Por ish-kryeministri Berisha ka sulmuar fort Presidentin Meta. Ish-kryeministrit dhe kryetar i PD tha se Presidenti e humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda Nikolla që e ka si me çelës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.

Por mënjëherë ka dalë Taulant Balla me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas Ballës, dekreti nga kreu i shtetit është firmosur në konsullatën shqiptare në Turqi, që konsiderohet tokë shqiptare.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!