Burri i Nancy Pelosit në gjendje të Dehur shkakton Aksident në rrugë, dhe shpëton si rastet e tjera …

2 min read

Burri i Nancy Pelosit udhëton me makinën e tij në gjendje të dehur pasi largohet nga një punishte vere në Napa Valley ditën e shtunë, dhe kur doli në autostradë krijoi aksident duke përplasur një burrë 48-vjeçar që po ngiste një Jeep.

Paul Pelosi (82) vjeç është arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe ngjarja ka ndodhur të shtunën.

DailyMail.com deklaroi se ata morën raportin e tij dhe gjithashtu treguan se ai po udhëtonte drejt lindjes në Walnut Lane, vetëm gjashtë milje në jug të vreshtit të Pelosit në St. Helena.

Paul Pelosi doli në S-19 për të kaluar duke injoruar një shenjë ndalimi dhe përplaset nga Jesus V. Lopes, duke drejtuar një Jeep të vitit 2014.

Paul Pelosi rezultoi se ishte mbi kufirin e ligjshëm të alkoolit në gjak, kështu që u arrestua për dy akuza për kundërvajtje drejtimi i mjetit nën ndikim dhe drejtimi me një nivel të alkoolit në gjak 0.08 e lart.

Paul Pelosi u mbajt me një obligacion prej 5 mijë dollarësh. Pas 4 orësh policia përdori “Breathalyzer” tek Paul Pelosi, kur ju ul niveli i alkoolit. Paul Pelosi kishte pasur dhe arrestime të ngjashme më parë, të cilat duhet të kishin rezultuar në arrestimin e fundjavës si një krim.

CNN menjeherë reagoi duke raportuar se nuk kishte të lënduar.

Zëdhënësi i Pelosit Drew Hammill tha: “Kryetaria nuk do të komentojë për këtë çështje private që ndodhin ndërkohë Nancy Pelosi ishte në Bregun Lindor”.
/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours