Presidenti Meta përgenjështron Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias në lidhje me deklaratën e tij për çështjen e detit …

2 min read

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp nga Presidenca i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ku thotë se nuk ka penguar që çështja e detit të shkonte në Hagë, pasi edhe grupin negociator ai thotë se e ka autorizuar. Po ashtu në konferencën për shtyp, Meta tha se kryeministri Rama nuk është konsultuar me të për negociatat mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e detit.

“Nga pala greke apo Ministria e Jashtme nuk është kërkuar realizmi i asnjë takimi me Dendias me presidentin. Denidas në një intervistë të dhënë për shtypim grek është shprehur se u ra dakord që t’a referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare, kjo nuk ka ndodhur ende, pasi presidenti si ka dhënë autorizimin.

Shqipëria do zgjedhë një president dhe kjo do jetë e realizueshme atëherë. Kjo deklaratë është e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të Greqisë. Kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit që negociatat të udhëhiqen nga kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Nga kryeministri nuk pati reagim, asnjë kërkese për autorizimin nuk u paraqit. Presidenti duke qëndruar konstatimeve të mëparshme, i kërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij.

Asnjë kërkesë mbi ecurinë e këtij grupi negociator, apo masat e marra nga qeveria. Sa i përket popullit shqiptar i cili për këtë çështje e ushtron përmes Kuvendit, që qeveria e ka shmangur në këtë proces. Kuvendi duhet të informohet dhe vendosë mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria për zgjidhjen e kësaj çështjeje”,-tha Meta në konferencën për shtyp.

https://rumble.com/embed/v143xs9/?pub=bbbxs

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours