VIDEO/Shpopullimi-Avokati Altin Goxhaj: Këtu nuk ka më Njerëz,nga Jugu e në Veri fshatrat janë zbrazur,kanë ikur të gjithë …

2 min read

Si çdo të diel i ftuar në Fax News është Avokati Altin Goxhaj ka folur për shpopullimin e shqipërise direkt nga kakavija me lidhje me skype.

Avokati Goxhaj: Unë bëra një udhëtim në jugun e shqipërisë nëpër male e nëpër fusha,nëpër fshatra dhe qytete dhe e bëra k’të gjë për të nderuar edhe kujtimin e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishanit, për t’ju kujtuar të gjithëve një shkrim të tij në vitin 2018 dhe është amaneti që ai ka lënë dhe denoncim i madh,një thirrje e madhe që ai bëri: kur tha që shqipëria nuk do të shpopullohet në 2100 po në 2030.

Dhe ai tha do të ngelemi një milionë shqiptarë,kurse në 2040 nga disa qindra mijë.

Avokati Goxhaj në Fax News deklaroi se çdo ditë po mbushen autobuzët, anijet, aeroportet, secili merr atë plaçke që i ka lënë qeveria dhe të ikë e të shpëtojë. Prej vitesh po zhvillohet kjo agjendë për shpopullimin dhe sot jemi rezultati.
Nëse shkon e pyet në seksionin arsimor, mësuesit thonë se ka nxënës përherë e më pak në periferi.

Po zbrazen fshatrat, e në Tiranë ti nuk jeton dot dhe njerëzit rrinë me qera ekstremisht të shtrenjta. Nuk janë mundësitë për të blerë shtëpi dhe kur jetesa bëhet e papërballueshme njerëzit ikin nga metropoli jashtë vendit”-tha Goxhaj.

Ndiqni videon e plotë të avokatit Goxhaj:

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours