Berisha: Policët të droguar dhe Vrasës! Ekzekutojnë policin në Komisariat dhe Plagosin Qytetarin ne “Kombinat”- Kërkojë Dorëheqjen e Ministrit Çuçi …(VIDEO)

2 min read

Kryetari i Opozitës Sali Berisha në një status në rrjetet sociale ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një efektiv ka vrarë më armë zjarri kolegun e tij brenda ambienteve të komisariatit, si dhe për plagosjen e një qytetari nga efektivi i FNSH.

Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Çuçi pas këtyre ngjarjeve, duke e bërë “përgjegjës direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditëve me uniformë”.

Statusi i plotë:

Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”!

Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.

Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.

Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. sb

PS: Video eshte bere ne Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit te te ndjerit, Çaush Saliasi.

https://rumble.com/embed/v13afuj/?pub=bbbxs

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours