VIDEO/Ish-kryeministri Berisha “trondit” Parlamentin me Akuza të forta ndaj Censurës së Gazetarëve nga AMA dhe Kabinetit Qeveritar të Rilindjes …

4 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit të e tij në Kuvend e Shqipërisë deklaroi se Rama dhe “peng Basha” siç e quajti paraardhësin e tij emëruan në krye të AMA-s njerëzit e tyre të besuar.

Duke e quajtur AMA-n si një institucion të censurës, tha se duhet të jetë i balancuar, më i pavarur dhe paanshëm.

Berisha: Sot këtu debatohet për një institucion i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucioni i censurës. Si asnjëherë në ekszistencëm tetij, Edi Rama dhe mjerisht Peng Basha emëruan njerëzit më të besuar të tyre.

Ai institucioni të drejtohet nga përfaqësues të pavarur. Është e kotë të diskutohet se kurrë ndonjëherë nuk ka patur në shkallë ekstreme politizimi me gjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institucionet ndërkombëtare. Ky institucion të jetë i balancuar, më i pavarur, paanshëm .Ndaj nuk ia vlen ti kushton asnjë minutë më shumë, AMA-s, por do ndalem në gjendje dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë.

Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës u lirive, drejtave të individt dhe fjalës së lirë.

Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve, mediave të lira. Sulmet agresive staliniste të qeverisë ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre.

Ndiqni videon:

https://rumble.com/embed/v135x7j/?pub=bbbxs
Berisha “trondit” Parlamentin me akuza të forta ndaj Censurës së gazetarëve nga AMA …

Gjatë fjalimit të tij Sali Berisha i është përgjigjur sot edhe ministres Elisa Spiroplai për të cilën e akuzoi se është pasuruar duke vjedhur leket publike.

Berisha tha se bashkëshorti i Spiropalit merrte tenderat e ujësjellësit për t’ia dhënë vëllait të saj duke u pasuruar.

Berisha: Ndrikulla 5 milionëshe është famoze me Salarjonin e saj që tenderit ia jep vëllait të tij. Tenderat e ujësjellësit, i merrte burri u kësaj zonjës, ia jepte vëllaut që të shtoheshin milionat.

Përvec kësaj, zonja që u pasurua aq shumë në dogana, burrin e coi nga ujëshellësi në tenderat e KESH-It, OST. Aty përsëri Salarjoni. Nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri tjetrin me leke publike janë Spiropali-Toto.

Unë do të nxjerrë cdo aferë, vjedhje që bëni, që kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja. Është detyra ime.

Yt shoq jep tenderit vëllaut tend, nuk ka vjedhje me të madhe ditën për diell se kjo. Ja ku e ke.

Ndiqni videon:

https://rumble.com/embed/v135tcd/?pub=bbbxs
Berisha: “Ndrikulla 5 milionshe” Tenderat i merrte burri për t’ja dhënë vëllait të saj,nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell se kjo.

Gjithashtu Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, e paralajmëron Kryeministrin Rama se nuk do të sillet me Butrintin sikur ta kishte plaçkë të tijën.

“E garantoj Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e baballarëve të tij, ajo është një vlerë e çmuar e shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkurt kanë parashtruar programin e një kati korruptiv të pashembullt.

Unë e ndjek me vëmëndje dhe do të përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është më korruptivi në Europë”, tha Berisha.

Ndiqni videon:

https://rumble.com/embed/v135zof/?pub=bbbxs
Berisha: “E garantoj Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e baballarëve të tij, ajo është një vlerë e çmuar e shqiptarëve.

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours