Sali Berisha është një e “keqe” e Vogël për Shqipërinë …

5 min read

Nga Redi Minga –

Sali Berisha e mori Partinë Demokratike si dhe u zgjodhë kryetari i saj, dhe këtë j’ua kam thënë kohë më parë në shkrimet e mia, që Berisha do ta marri Partinë dhe do zgjidhet kryetar i saj.

Ajo që më shokon sot është reagimi i disa personave që shprehen emocionalisht dhe pa fakte kundër Berishës,duke shpikur fantazira sikur të jenë Prokurorë të ngjarjeve që askush nuk i di.

Sali Berisha ka vite në politike dhe të gjithë e dimë që ka dhe ai gabimet e tij,ka dhe ai mëkatet e tij,por në situatën që ndodhet sot shqipëria Sali Berisha është një e “keqe” e Vogël për Shqipërinë …

Përse e them këtë: e them se po të shikojmë me 9 vitet qeverisjes Rilindja të orkestruar dhe komanduar nga George Soros vendi ynë po shkon në greminë dhe drejtë zhdukjes së saj si komb,dhe kjo nuk do mend që ta kuptosh.

Sali Berisha akuzohet nga shumë njerëz si autori i 1997,si autori i Gërdecit,si autori 21 Janarit e shumë e shumë të tjera.

Por Pyetja që unë shtroj sot është kjo:

Kush është Ai person që i di të vërtetat e Sali Berishës dhe që ka prova të pakontestueshme kundër tij në lidhje me ngjarjet e mësipërme: askush përveçse Rilindasve Marksistë dhe OJF-të e komanduara nga George Soros që për disa miliona nxjerrin dhe familjen në rrugë të punojnë si prostituta sepse nuk kanë as nder dhe as dinjitet njerëzor.

Dua t’ju kujtojë një fakt të vetëm në lidhje me Berishën.

Disa kohë më parë Republikanët në SH.B.A i kërkuan Sekretarit të Shtetit Blinken provat dhe faktet për Sali Berishën që e shpallën Non Grata në SHBA.

Dhe çfarë provash dha sekretari i shtetit Blinken asgjë përveçse ato që i kishte servirur shefi i tij George Soros.

Dua të kuptoni që nëse Sali Berisha do të ishte i kredhur në këto mëkate SH.B.A nuk do ta kishte të vështirë për të ndërhyrë dhe ku do kishte më bukur se me drejtësinë e krijuar nga vetë Soros dhe ta arrestonte,por ja që nuk e bën dot sepse nuk ka asnjë provë dhe e gjitha kjo zhurmnajë dhe sulme ndaj Berishës bëhet që Rilindja e Sorosit të ketë dorë të lirë që në shqipëri të mos ketë asnjë Opozitë që ta pengojë për të zbatuar programin e Sorosit kundër Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Për mua sot Berisha ka marrë një vendim rendësishëm dhe duhet të krijojë një plan për t’a zbatuar që të shpëtojë shqipëria

E para – Berisha duhet të pastrojë Partinë Demokratike nga njerëzit e Sorosit që shkatërruan Opozitën me Lulzim Bashën duke i përjashtuar nga Partia sepse ata janë tradhëtarë dhe i shërbejnë Sorosit.

Dy – Të fillojnë menjëherë Protestat pa ndaluar derisa Rilindja e Sorosit të dorëzohet dhe vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme,pasi ka plot maskaralliqe dhe arsye për të protestuar sot.

Tre-Të fillojë menjëherë ndalimi i shpopullimit duke kërkuar që Shqiptarët të mos ta braktisin vendin.

Katër-të fillojë angazhimi i strukturave të Partisë Demokratike për përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme.

Këto janë disa gjëra që Berisha duhet ti bëj urgjentisht,sa për akuzat dhe sulmet ndaj tij ja lini kohës se do kuptoni se kush është mëkati më i madh i shqipërisë,Sali Berisha apo kjo Rilindja e Sorosit që po nuk reaguat do t’ju bëj atë që nuk thuhet.

Mos bini viktima të propagandës se Mediave në Shqipëri dhe të disa Pseudo-Analista-Patriotë që mbushin facebook me përralla të Borëbardhës mbi Berishën.

Kam dhe diçka tjetër për të shtuar në lidhje me disa pseudokopetentë që hiqen si Patriotë dhe dinë shumë për ngjarjet apo zhvillimet në botë të plandemisë.

Që kur filloi plandemia kam vënë re shumë Njerëz që mundohen të informojnë dhe të kontribojnë për të zgjuar shqiptarët nga mashtrimi i plandemisë, dhe për mua shumë mirë bëjnë,por ka dhe nga ata që më falni për shprehjen hapen bythës sikur janë Media dhe investigues duke ju prezantuar njerëzve si burime të sigurta,që për mua nuk janë asgjë tjetër përveçse injorantë që hiqen si Patriotë.

Ka kush i transmeton informacionet e vërteta,ka kush është kopetent për ato që po ndodhin në shqipëri Dardani dhe në botë,prandaj boll na u hoqët si mjeshtra të informacioneve kur nuk keni asnjë provë dhe nuk jeni as investigues por bazoheni nga disa video apo postime në facebook a thua jeni gazetarë profesionist,shkencëtar apo Mjek etj etj.

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours