Përfundon Numërimi i Votave – Sali Berisha zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike …

2 min read

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike – Sali Berisha shpallet Kryetari i Partisë Demokratike.
Ky proces nisi në orën 08:00 dhe u zhvillua në 108 qendra votimi në gjithë vendin.

Në garë në këto zgjedhje të ‘Rithemelimit’ për kreun e PD-së morën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish kreut të PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Rezultati në total:

Sali Berisha – 40.820 vota – 93.45%

Ibsen Elezi – 2.532 vota 8.5%

Kanë votuar 43.680 demokratë në total

Vota të pavlefshme 328

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti fjalimin e parë pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.

Fjalimin e tij ai e nisi duke kujtuar momentin kur u pyet pikërisht nëse do vinte një ditë e tillë, kur të merrte sërish drejtimin e PD-së.

Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e kanë mbështetur dhe përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e sotme, ish kreun e PD-së dega Kukës Ibsen Elezi.

Ai fitoi bindshëm pozicionin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, me 93.45% të votave, fitues në plot 108 qendra votimi në vend.

Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.

Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar.

https://rumble.com/embed/v133q5p/?pub=bbbxs

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours