Gazetari ngre Alarmin: Kronika e Vrasjes së Paralajmëruar të Butrintit …

3 min read

Nga Kastriot Çipi –

Gazetari i Fax News Kastriot Çipi ka ngritur alarmin duke s’jellë argumenta në lidhje me paralajmërimin që është bërë për Butrintin nga Dr. Richard Hodges, i cili sipas gazetarit është një nga autorët e Planit të Manaxhimit të Integruar të Butrintit dhe anëtar i bordit të Fondacionit për Manaxhimin e Butrintit, si përfaqësues i Qeverisë Shqiptare dhe Dr. David Prince, drejtues i ekipit që hartoi planin e lartpërmendur, në vitin 2040, Butrinti do të mbulohet nga 1.5 m ujë.

Postimi i plotë:

KRONIKA E VRASJES SË PARALAJMËRUAR TË BUTRINTIT

Sipas Dr. Richard Hodges, një nga autorët e Planit të Manaxhimit të Integruar të Butrintit dhe anëtar i bordit të Fondacionit për Manaxhimin e Butrintit, si përfaqësues i Qeverisë Shqiptare dhe Dr. David Prince, drejtues i ekipit që hartoi planin e lartpërmendur, në vitin 2040, Butrinti do të mbulohet nga 1.5 m ujë.

Kështu shkruajnë ata, në artikullin me titull “Përballja me ndryshimet klimatike në Butrint”, botuar online në The Past.

Por për habinë e pamatë të lexuesit, këta “mjeshtra” na thonë se nuk kanë zgjidhje për këtë problem madhor ekzistencial. Ata pohojnë se zgjidhja është gjetur në vitet ’60 të shekullit të kaluar, pra në kohën e komunizmit, me ndihmën e inxhinierëve çekë. Me anë të një sistemi argjinaturash, kanalesh kulluese dhe një stacioni pompimi, jo vetëm u mbajt nën kontroll niveli i ujit, por edhe moçalishtet përqark u thanë e u mbollën me misër.

Sot thonë ata, kjo është e pamundur. Pse? Nuk e thonë…(!)

Atëherë çfarë do të bëjë Fondacioni i ri? Përse na duhet ai?
Fondacioni shpall si qëllim të parë rritjen e të ardhurave. Nga 200 mijë, duhet arritur në 300 mijë vizitorë. Nga 10 dollarë, vizitorët do të paguajnë 20 dollarë. Kështu të ardhurat 3 fishohen: nga 2 milion në 6 milion dollarë.
Çfarë do të fitojnë shqiptarët? Asgjë! Paratë i takojnë Fondacionit.

Po Fondacioni sa do të investojë? Asnjë qindarkë! Fondacioni do të “manaxhojë” të ardhurat e 3 fishuara.
Po pse quhet Fondacion e jo kompani biznesi? Që të mashtrohen shqiptarët!

Fondacioni do të vjedhë paratë nga shfrytëzimi i një pasurie të shqiptarëve, do ta lerë atë të mbytet nën ujë dhe do të na lerë si kujtim, një DVD me pamjet 3D dhe fotot e Butrintit, siç është sot.

Në vitin 2040 UNESCO do të pranojë faktin se Butrinti nuk është më.

Atëherë, ndonjë sportelist spitali, aktor komik apo kunat ministri, do të shfaqet si investitori strategjik, që do të “rijetëzojë” 700 hektarë terren të virgjër, për të ndërtuar resorte e vila oligarkësh.

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours