U mbushën 2 Vjet nga Shëmbja e Teatrit Kombëtar – Ku është SPAKU i Rilindjes Sorosiane?

2 min read

Nga Redi Minga –

Ra, kjo ishte fjala e një prej qytetarëve apo ndoshta e një prej Aktivistëve të Mbrojtjes së Teatrit që ka filmuar momentin e shëmbjes së Teatrit Kombëtarë në mënyrën më kriminale nga Rilindja Sorosiane.

Sot u mbushën dy vite nga shkatërrimi i Artit Shqiptarë nga dora e zezë e Rilindjes Sorosian, ku nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe duke përfituar nga plandemia,shembën në mënyrë barbare në zemër të kryeqytetit, godina historike të Teatrit Kombëtar.

Ky akt kriminal që dihet botërisht nga të gjithë shqiptarët u krye nga qeveria kriminale e Rilindjes dhe që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon.

Koka e Mafies së Rilindjes Edi Rama që ulërinte nëpër media duke i kërkuar llogari SPAKU-t që të arrestojë Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe që ndërkohë çështja e Teatrit Kombëtar rri si dosje e vdekur në sirtaret e SPAKU-ut ose ndoshta do të jetë zhdukur si çështje pasi sic dihet nga juristë dhe avokatë të mirënjohur në shqipëri koka e krimit të shëmbjes është vetë Edi Rama pa harruar dhe kavien e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,njeriu më i urryer nga qytetarët e tiranës i cili ka dorë në këtë masakër.

Ka prova dhe fakte që janë bërë shumë falsifikime nga zyrtarëve e të gjitha niveleve mbi çështjen e Teatrit Kombëtarë që tregojnë se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm që nuk ka shpallur asnjë fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar.

Ku është SPAKU i Edi Ramës, ku është koka e SPAKU-t Kraja i cili flet në nëpër media që SPAKU nuk zbaton urdhërat e Politikës por urdhërat e telefonatave të Edi Ramës.

https://rumble.com/embed/v12fka5/?pub=bbbxs

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours