VIDEO/ “Dita Botërore e Familjes” – Avokati Goxhaj: Familja shqiptare në Krizë mbijetese,Përballë Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë!

2 min read

Në kuadër të “Ditës Botërore të Familjes”, avokati Altin Goxhaj tha në studion e “Fax News” se problemi kryesor sot është se po demontohet themeli i saj.

Goxhaj theksoi se kjo ditë fokusohet më shumë te debatet dhe se lufta që po bëhet ndaj familjes është në të gjitha format, kjo për të dobësuar njerëzit.

“Nëse dikush vlerësohet për rolin që ka për familjen ky quhet mëkat. Të flasësh për familjen do të thotë se shkon nga ana e konservatorit, unë mund të them që në nivel global problemi është zhvlerësimi i saj. Po kërkohet të demontohet themeli i familjes sepse globalizmi synon ta bëjë njeriun sa më të dobët, duke dëmtuar familjen.

Koncepti i mashkullit nuk ka të bëjë vetëm më patriarkalizmin por me historinë, burri dhe gruaja kanë qenë gjithmonë bashkë. Dita botërore e familjes fokusohet më shumë te debati. Burri kishte më shumë rolin e kështjellarit, familja kështjella e burrit dhe ai kishte rolin ta mbronte fizikisht, në 70 vitet e fundit modeli i familjes klasike përcaktohet si jo e duhura.

Në kulturën shqiptare nuk ka pasur kurrë rolin e një gruaje të dhunuar, 1939 nëse u referohemi të gjitha të dhënave ke të bësh me familje të shëndoshë, me njerëz me vlera. Kur vijnë komunisttë në pushtet e deri sot sheh zhbërjen e kësaj familjeje me vlera. Mjaftonn të shohësh një foto në shkollë të atij viti me një në 1950, ku ngjajnë si në Afrikë.

Në diskutimet e sotme familja shihet si pengesë, ky budallallëk që ka zënë botën ka të bëjë pikërisht me familjen. Sot në vend ka më shumë vdekje se sa lindje, sot familja shqiptare në dekadencë të plotë, nuk mbajnë dot asnjë fëmijë. Globalizimi synon ta bëjë familjen më të dobët, familja pengesë në lirinë e njeriut. Pse familja shqiptare sot është në gjendje të keqe?

Lufta që po i bëhet familjes është në të gjitha format”-tha Goxhaj ndër të tjera.

https://rumble.com/embed/v128i7h/?pub=bbbxs

Marrë nga faxweb.al

/PatriotikMedia/

rreth autorit

You May Also Like

More From Author

+ There are no comments

Add yours