fbpx
Lajmet me te Klikuara

Zgjedhjet e 6 Marsit: Luli Basha ende s’ka Dalë nga Selia,ndërsa Sali Berisha Vazhdon i Vetëm fushatën …

Read Time:1 Minute, 48 Second

Në këto ditë para të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, edhe pse nuk ka nisur ende zyrtarisht, Sali Berisha ka qenë i vetmi në terren për takime në mbështetje të kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Thuajse cdo ditë ka një apo dy takime qoftë dhe në fshatrat më të largët të 6 bashkive ku bëhet garë. Në kontrast me të është Lulzim Basha i cili nguron ende të jetë nëpër takime të hapura e masive në mbështetje të kandidatëve të tij. Sigurisht që Basha s’ka këtu merakun se mos shkel Kodin Zgjedhor meqënëse fushata s’ka nisur ende zyrtarisht.

Ngurimi i tij lidhet me pozitat jo të favorshme të tij brenda elektoratit të PD-së. Nuk është shumë e lehtë për Bashën të organizojë një takim në bazë po aq sa për Berishën. Ky i fundit nga ana tjetër ka nevojën më të madhe të fitojë më shumë vota se PD-ja e vulës sesa të mundë kandidatët e Edi Ramës. Të vetmet dalje të Lulzim Bashës ditët e fundit kanë qëne për reformën territoriale, ku organizoi një tryezë të shpejtë si për të justifikuar votën pro zgjatjes së vettingut. Ai nuk ka shumë ditë që s’ka zhvilluar takime në terren në bashkitë ku ka zgjedhje.

Sali Berisha në vijim të takimeve të tij elektorale në Lushnje ka thënë se vendimi i DASH për ta shpallur non grata ka ardhur nga lobimi i Edi Ramës. Megjithatë ai tha se pavarësisht nga lobimet e Ramës, do të mbetet përkrah shqiptarëve deri në fund të jetës së tij.

“Shkon në Uashington dhe lobon për Vuçiçin dhe kundër Sali Berishës, por ja ku jam unë dhe me ju do të jem deri në minutën e fundit të jetës time. Unë mbetem shqiptar i lirë, shqiptar krenar dhe u garantoj se së bashku do ecim të sigurt drejt fitores së PD, fitores së opozitës së vërtetë”, u shpreh Berisha.

Megjithatë përballja është e pashmangshme. Më shumë herët sesa vonë, Basha do të dalë për fushatë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Dibër e Vorë. Mbetet për t’u parë se si do të jetë mbështetja për të.

/PatriotikMedia/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!