fbpx
Lajmet me te Klikuara

Përplasja që duhet të ndodhë…

Nga Andrea Bregu


Sipas WorldOMetter Toka ka 7.908 miliardë banorë, mesatarisht 200 mijë lindje në ditë dhe rreth 100 mijë vdekje në ditë, këtë vit deri në ditën e sotme planeti tokë është shtuar me 72.3 milionë banorë (një popullsi sa Tajlanda).
Sipas Ted Turner në vitin 1996 “Problemi më i madh në këtë botë është se ka shumë njerëz.”, në ato vite Ted Turner ishte themeluesi i CNN, TBS dhe TV-6 dhe pronari i disa ndër bisneseve më të fuqishme të kohës si WCW (konkurrenti më i fuqishëm i WWE ), pronari i ekipeve Atlanta Braves dhe Antlanta Hawks, një ndër krijuesit e serive të filmave të animuar Captain Planet and the Planeteers, dhe një ndër themeluesit e Shoqatës Jo-Fitimprurëse Nuclear Threat Initiative (Shoqatë që punon për të parandaluar sulme katastrofike të Armëve të Shkatërrimit në masë).
Sipas Bill Gates në vitin 1997: Një densitet i lartë i popullsisë bën që problemet të zgjidhen më vështirë dhe zgjidhja është të mbahet popullsia nën kontroll. Gates është Themeluesi dhe Pronari i Gjigantit Microsoft (Microsoft është pjesë e Grupit Vanguard).
Në vitin 2016 George Soros ka shitur aksionet e tij në Kompanitë e Energjive për të marrë një pozicion të lartë në kompaninë Pfizer (Pfizer është pjesë e Grupit Vanguard gjithashtu).
Grupi Vanguard është një Këshillues i Regjistruar i Investimeve në botë me seli në Pensilvani ku ka 7 trilionë dollarë asete të deklaruara deri në 13 Janar të 2021 dhe CEO i Grupit Vanguard është Mortimer Buckley (I cili ka mbaruar studimet në Harvard për Bisnes ku i është bashkuar kompanisë në vitin 1991 si asistent i Themeluesit John Bogle, nga 2001 deri në 2006 Mortimer ishte Shefi Përgjegjës i Informacionit në kompani, nga 2006 deri në 2012 ai ishte Koka e Grupit të Investiorëve me Pakicë, në vitin 2013 bëhet Shefi Përgjegjës i Investimeve në kompani dhe në vitin 2017 zgjidhet me asnjë votë kundër CEO i Grupit Vanguard).
Grupi Vanguard zotëron aksione në kompanitë më të mëdha të botës si (Facebook, Twitter, Microsoft, Google, Apple, Adidas, Nike, Coca Cola, Pepsi, Pfizer, Moderna, Johnson & Johnson, Amazon, etj).
Sipas Forumit të Davos në 2016: Ti nuk do të kesh Asnjëgjë por do të jesh i lumtur.
Lind pyetja: Nëse unë nuk kam asnjëgjë por jam i lumtur atëhere kush zotëron ato që kam unë? Pra Davos. Jo Konspiracion por pyetje dhe përgjigje faktike.
Kush qëndron pas Davos?
Angela Merkel, Xi Jinping, Boris Johnson, Klaus Schwab, Bill Gates, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Emanuel Macron, George Soros, Tedros Adhanom (Koka e OBSH), etj.
Që pas fitores së Donald Trump në 2016 në botë ka pasur zhvillime që kanë trazuar ujrat politikë në botë duke u krijuar një Frymë Sovraniste që bazohet tek Zoti, Kombi dhe Familja.
U deshën 4 vite që prej 2016 që Elitat dhe Sovranizmi apo Patriotizmi të kishin përplasjen e parë me filimin e PLANdemisë ku filluan të dilnin fakte që SARS-CoV-2 (COVID-19) ishte një virus i dalë nga një laburator Kinez në Wuhan, këto fakte u çensuruan nga Facebook, Twitter, Google (këto pjesë të Grupit Vanguard) dhe shumë Konservatorëve (përfshi edhe Donald Trump) iu fshinë llogaritë e tyre në Platformat e Elitave. Nuk kaluan shumë kohë dhe para disa muajsh zbulohen 3200 emaile të Anthony Fauci ku zbulohej se Instituti i Drejtuar nga ai ka financuar zhvillimin e SARS-CoV-2 në Wuhan të Kinës përpara se virusi të dilte nga laburatori Kinez në 9 Janar të 2020.
Zhvillimet e PLANdemisë gjatë 2020:

Në verën e 2020 Europa përfshihet nga Protesta masive kundër privimit të lirive dhe Shkeljes të të drejtave të njeriut nga vendimet absurde të qeverive.
Gjatë këtyre muajve Kompanitë e Vaksinave dhe FDA kanë autorizuar vaksina për Fëmijët dhe Adoleshentët.
Shkencërisht Fëmijët dhe Adoleshentët janë shumë herë më pak të rrezikuar nga COVID-19 sesa të rriturit dhe moshat e treta.
Presupozojmë tek të rriturit dhe moshat e treta që janë vaksinuar, Përse duhet të jenë në karantinë, orar shtetrrethimi, distancim apo me maska?
Përse po autorizojnë Vaksina për Fëmijët dhe Adoleshentët?
Ted Turner bazohej tek stabilizimi i popullsisë përmes Fëmijëve (pra kontrolli i popullsisë përmes Fëmijëve).
Gjatë këtyre javëve të fundit po shikojmë një represion nga Qeveritë në Europë me masat e Diktaturës Sanitare të pabazuara në Shkencë gjithashtu në Austri, Itali, Hollandë dhe shumë vende të Europës po shikojmë një përplasje të madhe midis Forcave të Policisë, Forcave paramilitare dhe autoriteteve dhe popujve të Europës si kurrë më parë ku qindra mijra qytetarë janë kundër kësaj Diktature Sanitare të Elitave që duan të vendosin një Rend të Ri Botëror.

P.s.: Perëndimi pas rënies së Bashkimit Sovietik bëri gabimin fatal që shpalli fitoren ndaj Komunizmit, Tani është koha për të korrigjuar gabimin e përpara 31 viteve.
Grafika nga Mjeshtri Avni Delvina

*Materiali bazuar nga
https://www.ajmc.com/…/a-timeline-of-covid19…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post The Guardian: Shqipëria mohon me Zemërim se nuk do të Pres Azilkërkuesit nga Britania …
Next post ‘Raportet e mia me Lulzim Bashën’ – Ilir Meta sot në ‘Çim Peka Live’
error: Materiali eshte i mbrojtur !!