fbpx
Lajmet me te Klikuara

Qindra protestues para ambasadës austriake në Paris, kundër pasaportës së vaksinimit

indra protestues janë mbledhur mbrëmjen e sotme jashtë ambasadës austriake në Paris.

Ata protestojnë kundër kufizimeve të reja të Austrisë prej pandemisë së COVID, pasi Franca mund të jetë vendi i radhës ku do të kufizohen udhëtimet.

Protesta u mbyll pa incidente. Nisma për thirrjen e saj ishte e politikanit të ekstremit të djathtë Florian Filippo, i cili ka qëndruar në vijën e parë të protestave kundër pasaportës së vaksinimit.

Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë së COVID, ndërsa disa nga vendet kryesore kanë paralajmëruar kufizime në prag të Krishtlindjeve. Në fillim këtë kësaj jave Austria vendosi bllokim për qytetarët e pavaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Administrata e Biden tërhiqet Plotësisht: Mandati Federal i Vaksinës tani është Pezulluar për Shkak të “Sulmeve Ligjor”…
Next post The Guardian: Shqipëria mohon me Zemërim se nuk do të Pres Azilkërkuesit nga Britania …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!