fbpx
Lajmet me te Klikuara

Gazetari Denoncon: Ju Gënjen Mendja se ka Parti të Djathta/Propaganda Komuniste e Kinës po mbush TVSH-në përmes Dokumentarëve dhe filmave …

Gazetari i Fax News Kastriot Çipi në një status të postuar në faqen e tij facebook shoqëruar me një video nga emisioni i tij ZGJOHU denoncon një artikull të postuar në Gazetën SHQIPTARE që nuk ka Autor dhe ndoshta nuk ka arsye të mos ketë Autor DEKLARON Gazetari sepse duket i porositur i sponzorizuar dhe i shkruar nga Ambasada Kineze ose nga Ministria e Punëve të Jashtme (të Kinës) deklaron Gazetarit Çipi në emisionin e tij.

Postimi i plotë:

Ju gënjen mendja se ka të parti apo deputetë të djathtë në Shqipëri? Harrojeni! Janë të gjithë shërbëtorë të elitës globaliste!

Disa herë kam denoncuar këtu propagandën komuniste, të sponsorizuar nga diktatori kinez, përmes dokumentarëve dhe filmave në kanalet e RTSH.

Sot m’u desh të denoncoja një rast tjetër propagande komuniste dhe të sponsorizuar nga diktatori kinez, në atë që quhet gazeta “SHQIPTARE”.

Ata që janë vërtet të djathtë në Shqipëri, mesa duket janë tepër miopë dhe naivë dhe nuk shqetësohen për efektin afatgjatë të kësaj trushplarjeje. Diktatori komunist kinez nuk i ka tepër paratë për propagandë në Shqipëri.

Nëse i shpenzon, do të thotë se ka një strategji, për ta bërë diktaturën kineze një model të pranueshëm, politik, ekonomik dhe social.

Elita globale dhe diktatori komunist kinez vazhdojnë axhendën e tyre, të kinezifikimit të botës perëndimore. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më të mëdha janë shanset për mbijetesë.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Av.Altin Goxhaj: Kosova dhe Shqipëria nuk do kenë “Kurrë pika Afrimi” për shkak të këtyre Marrrëveshje të bëra në Kuadër të Open Balkan …
Next post Tirania Austriake po Vendos të bllokojë Javën e Ardhshme të Gjithë Personat e Pavaksinuar …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!