fbpx
Lajmet me te Klikuara

Çfarë ndodhi në Zyrën e Lul Vulës direkt sa mbaroi Foltorja e Doktorit me FRPD-në …?

Nga Julian Deda –

(Zbrazeti ne seline e partise. Dera e zyres se tij ishte e mbyllur. Nga jashte saj degjohej vetem nje dihatje e lehte. Hyjne te shqetesuara Nen-kryetarja 1 dhe nen-kryetarja 2. I ulur tek divani i zyres, kryetari duke qare.)

Te dyja: Uaaa kryetar! Çfare ke keshtu kryetar? Nuk je mire? Pse qan? Uaaa kryetar na thuaj? Uaaa kryetar, ohhh kryetar, ahhhh kryetar, uaaaa kryetar..!

Kryetari: (me ngasherim) Kam frikeee!

Nen-kryetarja 1: Uaaa e zeza une, pse kryetar? Kush ta futi friken?

Kryetari: Doktori, ai e ka fajin. E degjuat çfare tha? (qan me fort)

Nen-kryetarja 2: Jo nuk e degjova se po mesoja permendesh nje deklarate qe ma dha sekretari.

Kryetari: Ai nuk me le te jap doreheqjen, nuk me le te iki vete, do te me heq ëëëëë. (shperthen ne lot)

Nen-kryetarja 1: (leshon floket, rrudh vetullat, ngul shikimin diku) Pa merak kryetar se ja tregojme ne qejfin atij, qe te ben ty te mbyllesh ne vetvete, ne inteligjencen tende rutinore, duke germuar ne skutat cinike te ndergjegjes per te gjetur ndonje fije te njome te ambiguitetit njerezor.

Kryetari: Çfare thote kjo moj?

Nen-kryetarja 2: As une nuk e mora vesh, por ti mos u merzit kryetar, ja do dal une ne deklarate tani t’i biem bizneseve, keshtu bejme nje rruge dhe dy pune, edhe i marrim ndonje lek, edhe mbase largojme vemendjen nga ajo e ndodhi sot te amfiteatri.

(Ne kete moment bie dera e zyeres. Te tre shtangen ne vend. Shohin njeri tjetrin ne sy te tmerruar)

Kryetari: Mos, erdhen demokratet. Do me nxjerrin nga zyra. Mos i lejoni te futen ketu. Shpejt, kape divanin t’ja veme deres.

(Degjohet nje ze nga jashte deres)

Sekretari: Pa panik, jam sekretari, hapeni kete dere dreqi e mori. Solla tekstin qe duhet lexuar sot para gazetareve, madje edhe e korrigjova. Perveç Albanes dhe Belindit, do shkarkojme edhe …….!

……vazhdon…….

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/Shkarkohet Lulzim Basha nga Kryetar i PD-së – Anëtari i FRPD e “shkarkonë“ Live nga Foltorja …
Next post VIDEO/Joe Biden konfirmon Planin e Turpshëm për të Paguar të Huajt e Paligjshëm deri në 450 mijë Dollarë secili …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!