fbpx
Lajmet me te Klikuara

Baza Ajrore e Kuçovës ka “Shqetësuar” Mediat Serbe dhe Greke …

Tani dihet publikisht që NATO-ja ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat të rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një Bazë me Avionë të vjetër Luftarakë ajo sot po kthehet në një Bazë e rendësishme për Aleancën.

Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetike dhe kineze avionë të tipit MIG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor” ka deklaruar Ministrja mbrojtjes Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjung, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se avionët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë ‘të strehuar’ rrëzë një mali që kufizohet me bazën.

Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e BONDSTEEL edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Rama i ka ofruar të shfrytëzojnë “tokën dhe detin” në SHBA për bazën me mijëra ushtarë dhe sisteme armatimi”.

Qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bollkojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të frocuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave të huaja.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Gazetari Agim Xhafka: Në se Berisha na Qënka Shpellar Atëhere ku është kjo Guvë,mor Aman,se Dua të Jetoj edhe Unë …
Next post VIDEO/Rama si Gjithmonë Servilë i Serbëve: Vuçiç s’ka Pse të Kërkojë falje për Heqjen e Flamujve Shqiptarë …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!