fbpx
Lajmet me te Klikuara

Sekreti i Sundimit të Botës – (Procesverbalet e Pleqësisë Sioniste) …

Përktheu: Fatos Aliu –

Duke shfletuar kalimthi këtë libër, të cilin mund ta quajmë Manual për sundimin e botës, fillimisht kisha dyshimin se mos mund të ishte një nga qindra librat e zhanrit mistik të fantazisë, edhe pse nuk isha i panjohtuar me lëndën apo plagjiaturën e tij të konvertuar të programit nazist të veprës “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, të dorës së zgjatur apo të mashës së komplotit antinjerëzor, të Luftës së Dytë Botërore, me pasojat katastrofale për njerëzimin dhe vet popullin gjerman, i cili në “bisedimet” me Rauschningun shprehej: “Në kohën time kam qenë sinqerisht i tronditur duke lexuar “Procesverbalet e dijetarëve sionistë”…E kam kuptuar menjëherë se duhet ta zbatojmë, natyrisht, në mënyrën tonë (7, fq. 92).

Kam mësuar shumë nga këto “Procesverbale”. Në përgjithësi, unë kam mësuar shumë nga armiqtë e mij. Teknikën revolucionare e kam mësuar nga Lenini dhe Trocki dhe marksistët tjerë… I çmendur është ai i cili nuk mëson nga armiqtë e tij. Vetëm i ligu frikohet se tek ato i humb idetë e veta personale…Më së shumti kam mësuar nga jezuitët. Këtë e ka bërë edhe Lenini. Deri sot asgjë në botë nuk ka më madhështore se sa rendi kierarkik i kishës. Shumë nga ky rend kam marrë për partinë time ”.

Përkthyesi i këtij libri në kroatisht, Dr. Franjo Letiq, duke arësyetuar botimin e tij, thekson: “A duhet të heqim dorë nga Nobeli, sepse botës ia ka zbuluar dinamitin me të cilin kjo botë mund të shkatërrohet (a nuk i bëhet nderimi më i madh çdo shkencëtari apo shkrimtari marrja e shpërblimit Nobel?), ose nga zbuluesi i energjisë atomike, sepse ajo mund të keqpërdoret?”

Ky libër, i botuar në fillim të shekullit XX, ka bërë jehonë të madhe, duke revoltuar e nxitur qarqet hebrenje për ta ndaluar apo larguar nga publiku, që ka ngritur çmimin e tij të shitjes në kuota milionëshe.

Përmbajtja e këtij manuali në formë të procesverbaleve të seancave, nga 1 gjer 27, dëshmon për fillet e hershme të programit monstruz por praktik të dominimit të botës, i cili i ka paraprirë dhe nxitur ngjarjet e mëpastajme që kanë ndodhur, si edhe të atyre që parashihen në të ardhmen, rezultat i skenareve të planifikuar me domethënie dhe zbatim në botë, siç e thonë edhe autorët e këtij programi: “Në vend të sunduesve mbretëror, do të vendosim vet Demonin, të cilin të gjithë do ta konsiderojnë Qeveri Mbishtetërore.

Duart e tij do të shtrihen në të gjitha anët si

kthetra, ndërsa organizata e saj do të jetë aq fuqiplote sa të sundojë me tërë botën.” (Seanca e dhjetë: “Mbiqeverisja e jonë”).

Po ta trajtojmë këtë libër thjesht si pjellë të një fantazie utopiste, mund biem në grackën e verbësive tona dhe të qëllimeve të tij, ngado që ta ketë burimin. Motoja e misionit të procesverbaleve të këtij programi apo manueli është kuptimplotë: sundimi i botës me të gjitha format dhe mjetet në dispozicion, pa marrë parasysh viktimat dhe pasojat, ose, shkatërrimi i saj.

Një program i këtillë mund të jetë produkt i mendjeve të destruksionit gjenial, i cili ka gjetur aplikim në skenën politike botërore, sa herë që janë shfaqur krizat, si nxitës apo shkaktar i tyre, duke provokuar reaksionet e njerëzimit në vetëmbrojtje nga forcat e errësirës, të personifikuara me liderë-maniakë të botës, siç është Demoni i kësaj vepre.

Ngjarjet e kohës sonë dëshmojnë se shkaqet e trazirave dhe të zhvillimeve në botë nuk janë rastësi, apo vetëm luftë interesash kombesh e shtetesh, luftë fesh apo ideologjish, por luftë e imperatorive për të sunduar botën, me misione për interesa të programuara, kryesisht shfrytëzuese të vendeve në zhvillim, që kanë sjellë më shumë luftra se paqe, më shumë shkatërrim të natyrës se kultivim të saj.

Sa është ky program ugurzi i realizueshëm? Kush qëndron prapa tij? Sa qëndrojnë pohimet e përmbajtjes së tij si program sionist, me të cilin instrumentalizohen hebrenjtë? Cili është synimi i mbjelljes së urrejtjes kundër tyre? Lexuesi mund të konkludojë edhe vetë për qëllimet e krijimit të këtij programi. Hebrenjtë kanë përjetuar vuajtje si edhe populli shqiptar, i cili i ka strehuar e mbrojtur, në kohërat më të vështira të nazizmit: “Një qind për qind të hebrenjëve në Shqipëri kanë shpëtuar nga Holokausti” (Harvey Sarner, “Rescue in Albania”).

“Kisha ortodokse serbe, nëpërmes bishopit Velimiroviq, “profetit” serb me influencë më të madhe pas Sveti Savës, ka zbatuar antisemitizmin e vet në shërbim të nazizmit, duke persekutuar dhe zhdukur hebrenjtë në Serbi. Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.

Nuk duhet edhe aq shumë për të zbuluar lojën apo trukun e këtij programi, në grackat e të cilit tanimë kanë rënë liderë të disa shteteve, duke nxjerrë plagjiaturat e tyre, për misionet dhe interesat e tyre megalomane, të cilat kanë përfunduar me pasoja katastrofale për njerëzimin. Liderët e errësirës e tregojnë vetë synimin konspirativ të tyre (të dalë sheshit!), duke e bërë sa sinonim të së keqes, po aq edhe mjet të popujve për t’u mbrojtur nga e keqja, e cila qëndron si hije permanente, si ushtri kobsjellëse e gatshme për të vepruar sa herë që degradon mendja dhe fuqia njerëzore.

Ndonëse autorët e këtij manuali – apo të kësaj kryevepre demonike, e kanë projektuar mjaft bindshëm misionin e tyre djallëzor, duke i shfrytëzuar me mjeshtri dobësitë njerëzore e marrëdhëniet e degraduara të jetës shoqërore në botë, ai mund të shërbejë për të kuptuar më mirë prejardhjen e ngjarjeve tragjike të përjetuara gjatë historisë, të cilat mund të përsëriten, nëse njerëzimi nuk nxjerr mësim nga e kaluara.

Në fakt, misioni për sundimin e botës sipas këtij programi, me planet despotike të cilat i përmban, për të vendosur rendin e proklamuar botëror, synon shkatërrimin e saj dhe të njerëzimit.

Të gjitha seancat ligjëruese të këtij programi i përshkon ekspozeu gjakftohtë i referuesit, i liderit enigmatik të planeve dhe metodave të komplotit botëror, të cilat duhet zbatuar nëpërmes mashtrimeve dhe marrjes sistematike të kontrollit dhe të pushtetit, duke i futur qetë dhe hap pas hapi kthetrat e padukshme në çdo pjesë të organizmit të shteteve dhe popujve të botës.

Programi zbulon fshehtësitë dhe artin e uzurpimit të pushtetit politik, psikologjinë e depërtimit në masa, metodologjinë praktike të sistemit të rivendosjes së kontrollit ekonomik dhe të rrënimit të qeverive në botë. Këtu do t’i theksoj vetëm disa nga “margaritarët” e këtij programi, të përmbledhur dendësisht dhe gjërësisht në formë koncentrati në këtë manual: “Do të frikoheshim sikur forcat e dukshme të qeverive Goje të lidheshin me forcën e verbër të popullit. Por ne i kemi marrë të gjitha masat kundër një mundësie të këtillë: midis këtyre dy forcave kemi ngritur një MUR të fortë mosbesimi. Kështu, forca e verbër e popullit do të mbetet një mbështetëse e jona, ne do të jemi udhëheqësit e saj, duke e drejtuar në kahje të qëllimit tonë. Për këtë do të kujdesen agjentët tanë, të futur në brendinë e popullit”

(Seanca e tretë).

Për të mbjellur farën e përcarjes dhe të konflikteve të brendshme, këta strategë të magjisë moderne i kanë paraparë dhe zbatuar me kohë planet e tyre: “…sistemet rigoroze gojime i kemi zëvendësuar me rregullime idioteske liberale dhe anarkike, duke ndikuar në ligjet zgjedhore, në shtyp, në lirinë individuale, dhe, që është më me rëndësi, në arësim dhe edukim…

(Seanca e katërt).

Në të gjitha shtetet jasht nesh, duhet të ekzistojnë vetëm masat proletare, disa milionerë të besueshëm, policia, ushtria dhe qeverisja e jonë”.

Këta magjistarë misionin e tyre e qartësojnë edhe më shumë kur thonë: “Sot më asnjë ministër nuk mund të mbahet në pushtet pa mbështetjen tonë, apo pa përkrahjen tonë formale, të cilën ne e përgatisim prapa perdes.”

(Seanca e pestë).

“Tanimë në gazetari ekziston solidariteti masonerik, që ka parollën e vet…Mjerimi, zbrazëtia, kryelartësia dhe të metat e tjera janë garancë e dëgjueshmërisë së gazetarit, i cili nxiton pas suksesit duke shkaktuar nënshtrimin e tij ndaj solidaritetit masonerik. Kjo hapësirë mbetet e mbyllur për shumë shpirtëra të mëdhenj, të cilët, si të papërkulshëm ndaj urdhëresave tona, nuk mund të hyjnë në të” (Seanca e trembëdhjetë, “Shtypi dhe masoneria”).

“Kur ne të vijmë në pushtet, do ta ndryshojmë në themel sistemin financiar të Gojëve…Mendjelehtësia e pushtetarëve gojimë, korrupsioni i ministrave të tyre, apo mosnjohja e çështjeve financiare, sa i përket punëve shtetërore, ka shkaktuar nënshtrimin e popujve ndaj nesh, duke i detyruar të krijojnë borxhe tek ne, nga të cilat nuk do të mund të lirohen kurrë…”

(Seanca e dhjetë).

Fuqitë përparimtare pozitive në botë duhet ta kenë alternativën e këtij programi, gjatë ndërtimit të sistemeve të reja demokratike, në të cilat thirren. Sepse, siç paralajmëron edhe autori amerikan i bestsellerit Ballkan Ghosts, Robert D. Kaplan, në librin e tij The coming Anarchy: “demokracinë të cilën po e inkurajojmë aktualisht në shumë vende të varfëra të botës, është pjesë integrale e transformimeve në kahje të formave të reja të autoritarizmit…”

Ky manual mbi artin e sundimit të botës, para se të paragjykohet mbi qëllimet që përmban, duhet marrë e trajtuar si sfidë për njerëzimin, për vetëdijësimin e tij mbi të këqijat të cilat i kanosen natyrës dhe ekzistencës së tij, për domosdonë e krijimit të botkuptimit të ri njerëzor mbi botën, të përmirësimit të virtyteve dhe të raporteve ndërnjerëzore.

Ofendimet që i bëhen, skenaret dhe komplotet të cilat ia përgatisin këta dijetarë-maniakë të errësirës popujve dhe shteteve të botës, para se të mirren si shprehje e ligësisë së tyre shpirtërore, parashtrojnë sfida të reja për dijetarët e botës së shëndoshë, për ta mbrojtur dhe realizuar begatinë e mrekullisë së natyrës e të shpirtit të vërtetë njerëzor. Në kuptim filozofik të vështrimit të tij, nuk

njohur veten dhe të tjerët, për t’i dalluar miqt e vërtetë dhe të rrejshëm. Nga dështimi merr lekcione të merituara për të vazhduar luftën, sepse e di se ndalja sjell dështimin e vërtetë. Duke u shprehur me fjalorin herë pas herë (anti)biblik të këtij programi, do të gjykonim: mos vallë duke u thirrur në Perëndinë, si “i dërguar” i tij, Djalli spekulon për të sfiduar Njeriun, të krijuar nga Perëndia? Pasiqë Djalli e ka tradhëtuar Perëndinë, si mund të jetë i deleguari i tij?! Apo, shikuar nga këndi tjetër: që të dy, Njeriu dhe Djalli, të krijuar nga Perëndia, kanë misionet e tyre, plotësisht të kundërt njëri me tjetrin.

Pse? Për të garuar, sikur Dr. Fausti dhe Mefistofeli?! Bota është krijuar për të sfiduar njeriun e papërsosur për të synuar përsosjen duke jetuar natyrshëm, pasiqë, sipas librave të shenjtë, njeriu në vete i përmban këto mundësi.

Për këtë ekziston djalli, përgjuesi dhe gjuetari i gabimeve të njeriut! Gabimi erdhi që në kohën e krijimit të njeriut, Adamit dhe Evës, të cilët, duke i harruar këshillat e Perëndisë, e hëngrën mollën e ndaluar në parajsë, nga epshet e botës materiale, në të cilat i ka shtyer djalli. Fitorja dhe përsosja e njeriut arrihet në punën dhe kujdesin e tij për të mos rënë në grackat e djallit, i cili qëndron pranë njeriut si edhe vet Perëndia.

Rruga të cilën e zgjedh njeriu përcakton fatin e tij, të dritës apo errësirës, të fitores apo humbjes, të robërisë apo lirisë. Në këtë kuptim, libri është i qartë dhe këshilldhënës. Nëse është djallëzor, nuk mund të mohohet gjenialiteti destruktiv i programit.

TË PLOTË E GJENI NË LINKUN PDF

https://pdfslide.net/reader/f/sekreti-i-studimit-te-botes

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Karagjozi!
Next post Raporti Ndërkombëtar i Ivermectin i 64 Studimeve tregon se 86% e Pacientëve kanë Shkallë Suksesi si Profilaksi …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!