fbpx
Lajmet me te Klikuara

Sali Berisha u shpall “Non-grata” sepse ishte Opozita e vetme e Ramës për 8 vjet …

Nga Milaim L.Nela –

PËR KUJTESË! ….Dua të ju kujtoj shqiptarëve se ka patur shumë arësye dhe shumë të interesuar për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH ‘Non-grata’:

Interesin më të madh e ka patur Edi Rama të cilit prania e tij në Kuvend i kallte datën se Berisha nuk i frikësohej dhe çdo denoncim që bënte dilte i vërtetë. Ai ishte opozita e vetme e Ramës për 8 vjet

I interesuar ishte Basha që nuk arriti kurrë të bëhej Lider se sa për burrështeti i mungonin të dyja ‘r’-të.

Të interesuar ishin llumi Çilisto-Soroist në PD-në e Bashës të investuar kryesisht nga Universiteti i Henri Çilit që me hijen e Berishës nuk mund të kakarisnin në PD.

Të interesuar ishin ata që e kanë urryer Berishën që në momentin e parë që ai është shfaqur në demonstratat studentore të 90-ës.

E kanë urryer ata që orkestruan 97-tën, vrasjen e Azem Hajdarit, ata për të cilët Berisha është malok, çeçen, shpellar, i trashë, shkaku i çdo gjëje të keqe që ka ndodhur në Shqipëri që në kohën e Pirros.

Të interesuar ishin ata që Berishës nuk ja falën kurrë ndërtimin e Rrugës së Kombit se ajo rrugë solli malokët dhe kosovarët në Tiranë e na prishën demografinë dhe “kulturën” e lartë që kishim.

Të interesuar ishin ata që nuk ja falën kurrë Berishës përpjekjen e tij titanike për heqjen e vizave me Bashkimin Europian që në fakt ishte çlirimi dhe liria reale e shqiptareve që nga viti 1939 kur u ndërpre Monarkia Zogiste.

E megjithatë të nderuar miq për asnjë nga këto që thashë më siper Sali Berisha NUK do të shpallej ‘non-grata’!!

Berisha u shpall i padëshiruar sepse ai si zë me peshë të madhe që ishte SHKALLMOI planin e Vuçiç-Rama-Thaçit të cilët në bashkëpunim me rrjetin Soros dhe disa karrieristë bashkëpunëtorë të Soros në DASH që për një rrjesht më tepër në CV-në e tyre e të cilëve nuk ju kërciste për tokat shqiptare donin ndarjen e Kosovës.

/Patriotikmedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Avokati Goxhaj,34 Policë Bashkiakë kanë Rrethuar pa Paralajmërim Sarajet!!!
Next post 81 Studime Kërkimore Konfirmojnë se Imuniteti Natyror ndaj Covid është “Superior” ndaj Imunitetit të Vaksinës …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!