fbpx
Lajmet me te Klikuara

Av.Altin Goxhaj: Hipokrizia Sipërore e Komentuesve Firmato të Rritjes së Çmimit të Bukës që Heshtin Kundër Dhunimit të Sovranit Biologjik të Studentëve!

HIPOKRIZIA SIPËRORE E KOMENTUESVE FIRMATO TË RRITJES SË ÇMIMIT TË BUKËS QË HESHTIN KUNDËR DHUNIMIT TË SOVRANITETIT BIOLOGJIK TË STUDENTËVE!

Kontrollova profilet e 10 personazheve që protestojnë për 20 L e bukës të cilët e shoqëruan këtë në rrjetet sociale duke komentuar në disa statuse me sharje dhe ofesa karshi meje si përçarës proteste..

As sot, as në Tetor e as në Shtator asnjë fjalë në profilet e tyre për protestat kundër DHUNIMIT TË LIRIVE BAZË TË NJERIUT, dhunimin biologjik të studentëve, pedagogëve, mësuesve dhe fëmijëve me vaksinim të detyruar!

As që bëhesh fjalë për të shpërndarë ndonjë thirrje në favor të protestave tona para Kryeministrisë, e le më për të reaguar për arrestimet skuthe të polcisë ndaj nesh 3 javë më parë… Për censurën asnjë fjalë.. madje duket se ne as që ekzistojmë…

Gjths ne që kemi 6 javë që protestojmë përballë Kryeministrisë për të drejtën e jetës dhe shëndetit, për sovranitetin biologjik dhe liritë bazë, jemi PËRÇARËSIT.. ndërsa Ata janë yje ekranesh që sfilojnë para 20 ekranesh live në tapetin e kuq të shtruar nga Kapterr Ramiu (që ja ka rreshtu edhe policët si roje nderi) dhe Lyli i Soros (që ka mobilizu gjithë lulzimsat e mbetur ende të patretur).. ndërkohë rrjetet e aktivistëve të shoqatave të Soros improvizojnë showt me performancat e mësuara në trajnimet e ekspertëve të BLM, AntiFa, LGBQ, etj…

Gjths me tezat e tyre se kriza është reale dhe jo e shpikur, ja dhanë Qeveriut kartën e justifikimit të borxhit 700 milionë euro sipas parimit majtist “NUK DO PAGUAJNË QYTETARËT POR BUXHETI I SHTETIT” sps kur e quan krizën reale dhe jo të shpikur, normal që ka kosto financiare që dikush duhet të paguajë (ndërkohë sipas nesh: “Ne Jetojmë në Krizë, thellimi i të cilës është pjesë e Skenarit të PLANdemisë”).

Gjths NESËR (e Shtunë) në 17:00 do jemi te Sheshi Nënë Tereza kundër PLANdemisë dhe Krizave të shpikura, ProLirisë, ProJetës, kundër dhunimit fizik dhe psikologjik të çdo shqiptari dhe sdms studentëve, por edhe kundër Kontratës Makabre të lidhur këtë javë me ndërmjetësimin e George Soros midis Qeverisë (nën heshtjen konsensuale të Lylit të Sorosit) dhe Shefit të Pfizer për ti kthyer 600.000 fëmijëve Shqipërisë 0-18 vjeç në kavie eksperimentale (për të zëvendësuar minjtë dhe majmunët) sps FDA i ka kërkuar PFIZERit të paraqesë prova testimesh në grupe të mëdha popullsish!

Janë të ftuar të gjithë në Protestë, edhe këta që targeton ky tekst, duke ju kujtuar që tek ne nuk ka sfilatë para 20 ekraneve sepse dihet që ne jemi në censurë, dhe as e kemi idenë se çfarë do bëjë policia me ne 🙂

Por dimë që Lufta për Lirinë dhe Jetën janë betejat më të vjetra të njerëzimit dhe sot në çdo shtet të civilizuar protestat e vërteta dhe vullnetare janë ato kundër PLANdemisë dhe kundër vaksinimit të detyruar, ndërsa ato protestat kundër ngrohjes globale apo për më shumë ndihma nga Qeveria për viktimat e pandemisë, janë të paguara nga paratë e Soros dhe sorrave të të gjithë botës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Av.Altin Goxhaj: Kujtesë Rektorit Sorosist të Universitetit të Tiranës Jurist Artan Hoxha (dhe gjithë rektorëve të tjerë): Do të Përfundoni në Bankën e të Akuzuarve për Krime Kundër Njerëzimit!
Next post Ekspozimi i Axhendës 150 Trilionë Dollarë Prapa “Kryqëzatës” Kundër Ndryshimeve Klimatike …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!