fbpx
Lajmet me te Klikuara

Patriotët mblidhen para Kryeministrisë në Protestë kundër Rritjes së Çmimit të Energjisë dhe Ushqimeve.(VIDEO)


Ka nisur sot protesta e paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe ushqimeve.

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike, dhjetëra qytetarë janë grumbulluar këtë të mërkurë para godinës së Kryeministrisë.

Avokati Adriatik Lapaj është një ndër iniciatorët e protestës së sotme kundër rritjes së çmimeve. Mes protestuesve, ai u shpreh se sot duhet të ishin mbledhur më shumë qytetarë, në mënyrë që t’i thonë njëzëri “jo” rritjes së çmimeve.

“Kisha vendosur që të mos flisja sot, por fjala që po mbajnë qytetarë të ndryshëm sot është sa e sinqertë është kjo protestë. Ky vend ka shumë nevojë që të dëgjojë pa retushim dhe pa buzëkuq, të vërtetën e popullit, ashtu siç perceptohet. Kam disa pyetje; a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur? A mund të paguani çmimin e bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të karburanit? A keni të ardhura për të jetuar me dinjitet? Vëllezër dhe motra, sot duhet të ishim edhe më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit. Intelektualët e shesin shpirtin në kurriz të blegtorëve, bujqëve.”

Në Protestë folën dhe disa Qytetarë dhe Studentë të cilët akuzuan Kryeministrin Rama si Hajdutë,protesta u zhvillua e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Estrada e Ballshit” ka Regjizor Edi Ramën …
Next post Ish-Punonjësja e Facebook deklaron Përpara Ligjvënësve Amerikanë se aplikacionet e Facebook po Dëmtojnë fëmijët dhe po zbeh Demokracinë …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!