fbpx
Lajmet me te Klikuara

Të Hënën e Majmim Atdheun,të Dielën mbeten Vetëm Kockat e Atdheut …

Nga Marsel Spahiu –

Të Hënën e majmim Atdheun ..

Të Martën e therrim. E varim kokëposhtë dhe e rrjepim..

Τë Mërkurën ndajmë mishrat . Sipas meritave ,sipas drejtësisë ,patjeter!

Të Enjten bëjmë festa me mishra të pjekur .. Me mishra të zjerë .. Me brinjë të tymosura aq këndshëm.. Gjakun e mbledhim dhe e bëjmë verë . Verë në bute hermetikë historie..

Të Premten na dhemb koka. Ndodh edhe barku na dhemb … Aq mish ,aq verë një siklet do t’ja shpifin gëzimtarit ..

Të Shtunën … Ooh ! Sabath i Shenjtë ! Shkojmë në Tempull dhe blatojmë dhurata për Atdheun . Këndojmë psallme Atdhetare .

Të Dielën mbeten vetëm kockat e Atdheut .. Kocka të thyera ,të shkalafitura .. Por nuk na ngjallin as turp ,as krrupë! Edhe kockat ,po të dish ti gatuash Mund τi sajosh si çomlek ,a si supë! Pak erëza , pak shtojca pikante dhe , asnjë mëdyshje e krrupë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Studimi Izraelit tregon Imunitetin Natyror 13 herë më Efektiv sesa Vaksinat në Ndalimin e Deltës …
Next post Çmenduria e Kabalës: Gjyqtari i Çikagos heq Nënës të Drejtën Prindërore sepse Nuk ka bërë Vaksinën kundër Covid …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!